Për fat të keq të gjitha kinematë e këtushme, në qytet dhe në fshatin në Katërkollë tashmë janë degraduar. Këto pasuri të përbashkëta kulturore që ekzistonin dhe frekuentoheshin nga popullata vendase dhe vizitorët në kohën e monizmit, pas demokratizimit të vendit u mbyllën, për të mos u hapur deri në ditët e sotme. Shkatërrimin e kinemave artdashësi e qytetit e cilësojnë një bjerrje të kulturës. Një ngërç të madh kulturor. Një shenjë të humbjes së identitetit kulturor, mbase janë të vetëdijshëm se ky segment i kulturës është shpirti që i jep frymë dhe identitetit
Gjekë Gjonaj
Në vitet gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë të shekullit të kaluar kinematë kanë qenë pikë qendrore në jetën kulturore të Ulqinit. Ato kanë përfaqësuar kujtesën e përbashkët dhe identitetin kulturor të banorëve të këtij qyteti, respektivisht kanë qenë dhe kanë mbetur pjesë e kujtesës kolektive të qytetarëve të tij. Me një fjalë ishin simbol krenarie të këtij qyteti. Në ato vite të shekullit të kaluar, në këto objekte ishte e vështirë të gjendej një biletë nga interesimi i madh që mbretëronte për të parë vepra të rëndësishme kinematografike nga vendi, rajoni dhe bota, meqë kinemaja është univers, përtej flamujve dhe kufijve. Nostalgjikët, që mendojnë se kinemaja nuk duhet të vdesë, me mall e kujtojnë grimcimin e farave të kungullit apo të lulediellit para dyerve të kinemave.
Për fat të keq të gjitha kinematë e këtushme, në qytet dhe në fshatin Katërkollë tashmë janë degraduar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “768” të revistës Koha Javore
