Për sa kohë një monedhë nuk është certifikuar nga një qeveri, ka pak gjasa që ajo të jetë e besueshme. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të bëhet gjësend për të luajtur për naivët dhe symbyllurit, apo një armë e shkatërrimit financiar në masë për luftënxitësit politikë nëpër botë
Harold James
Luhatshmëria e jashtëzakonshme e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera është bërë kërcënim jo vetëm për sistemin financiar ndërkombëtar por edhe për rendin politik. Teknologjia e hallkave të zinxhirit (blockchain) mbi të cilën mbështeten kriptomonedhat premton një metodë më të mirë dhe më të sigurt pagesash se çdo gjë që kemi parë më parë dhe disa besojnë se kriptomonedhat do të zëvendësojnë paranë elektronike në llogaritë tona tradicionale bankare, njësoj sikur transfertat elektronike që zëvendësuan kartëmonedhat, të cilat zëvendësuan arin dhe argjendin.
Por të tjerë janë me të drejtë dyshues sepse kjo teknologji e re mund të manipulohet apo abuzohet. Paraja është pjesë e fabrikës shoqërore. Për shumicën e qytetërimit, ajo ka ofruar bazën e besimit mes popujve dhe qeverive dhe midis individëve përmes shkëmbimit. Ajo ka qenë pothuajse gjithmonë shprehje e sovranitetit, ndërsa monedhat private kanë qenë shumë të rralla.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “801” të revistës Koha Javore
