Keqpërdorimi i Zotit për qëllime politike është shndërruar në praktikë të re fetare. Religjionet tona vite me radhë janë shndërruar në përkrahës dhe përmbajtës të pushteteve të shëmtuara. Keqpërdorimi i feve në shoqërinë tonë është shndërruar në çështje rutinore, por edhe në mekanizëm për arsyetim të veprave të shëmtuara tek udhëheqësit politikë. Madje edhe si angazhim për dhënie dozë morali këtyre veprave të pamoralshme. Çdo ditë shohim liderë politikë që kanë nevojë që publikisht të tregojnë se janë fetarë të mirë, të moralshëm, të drejtë, human, kurse veprat flasin të kundërtën. Në fakt, i vetmi synim i tyre është që të maskojnë keqpërdorimet dhe pandershmërinë e tyre

Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike është realitet në shumë vende të botës pa demokraci apo me demokraci të brishtë. Në këto vende religjioni shërben për të diskredituar kundërshtarin politik dhe njëherit për të mobilizuar masat e gjera popullore. Vite dhe dekada me radhë jemi dëshmitarë të luftërave të shumta në botë në “emër të Zotit tonë e kundër Zotit të tyre”, a Zoti është vetëm një!!! Te ne, akoma punët e religjioneve trajtohen si “tabu” dhe pak kush vendos të shkruajë, ndërkaq pasojat për çdo ditë janë më të mëdha. Mbasi që një kundërvlerë që nuk luftohet, në të ardhmen do tu mposhtet. Në parim çdo religjion duhet të prapagojë paqe, tolerancë, dashuri, bashkëjetesë dhe drejtësi. Por, vallë a e kemi këtë edhe ndër udhëheqësit tanë fetarë dhe politikë?!
Keqpërdorimi i Zotit për qëllime politike është shndërruar në praktikë të re fetare. Religjionet tona vite me radhë janë shndërruar në përkrahës dhe përmbajtës të pushteteve të shëmtuara. Keqpërdorimi i feve në shoqërinë tonë është shndërruar në çështje rutinore, por edhe në mekanizëm për arsyetim të veprave të shëmtuara tek udhëheqësit politikë. Madje edhe si angazhim për dhënie dozë morali këtyre veprave të pamoralshme. Çdo ditë shohim liderë politikë që kanë nevojë që publikisht të tregojnë se janë fetarë të mirë, të moralshëm, të drejtë, humanë, kurse veprat flasin të kundërtën. Në fakt, i vetmi synim i tyre është që të maskojnë keqpërdorimet dhe pandershmërinë e tyre. Aq fetarë dhe kaq keqpërdorime e kriminalitete në një shoqëri, është e pamundur të bashkëjetojnë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “848” të revistës Koha Javore
