
Serbët dhe shqiptarët janë dy popujt më të mëdhenj në Ballkan. Ata janë në një gjendje të vazhdueshme konflikti dhe urrejtjeje patologjike që daton nga fundi i shekullit XVIII, kur filluan të formoheshin shtetet kombëtare. Shkaku i kësaj armiqësie është padyshim mbisundimi. Deri më sot, pala shqiptare në këtë konflikt apo “luftë të pashpallur” pothuajse gjithmonë ka humbur, për shkak të rrethanave historike dhe politike të favorshme për serbët, por edhe për faktin se serbët ishin më të përgatitur për të formuar shtetin kombëtar. Ndonëse nga populli serb dolën shumë humanistë si Markoviq, Tucoviq etj., gjatë historisë politika shtetërore serbe nuk u shkëput kurrë nga hegjemonizmi.
Serbia e Madhe dhe Shqipëria e Madhe
Ndërsa “Serbia e Madhe” është një realitet që serbët e kanë mbrojtur gjatë historisë, “Shqipëria e Madhe” është një term fantazëm që është gatuar në kuzhina të ndryshme politike, por në fakt nuk ekziston. Me “Shqipëria e Madhe“ mund të kuptojmë një territor ku shqiptarët kanë jetuar me shekuj dhe janë popull autokton, por këto territore u janë ndarë shteteve fqinje si Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Pra, këtu mund të flitet për një “Shqipëri Etnike“, por jo të Madhe, sepse kurrsesi nuk shtrihet në territore ku jetojnë popuj të tjerë.
”Serbia e Madhe” është një realitet, për të cilin, serbët kanë punuar gjithnjë, dhe nënkupton shtrirjen e shtetit serb në dëm të popujve të tjerë, duke u thirrur në të drejtën e tyre “historike“ për t’u shtrirë në ato territore ku gjoja kanë jetuar më parë etj. Politika serbe, duke folur për “Shqipërinë e Madhe” vepron siç thotë populli “Hajni bërtet, kapeni hajnin”. E vërteta është se kurrë nuk ka ekzistuar një projekt shqiptar për formimin e një shteti në një territor prej 92.000km², qoftë kjo edhe si ide e dëgjuar në ndonjë kafene provinciale
”Serbia e Madhe” është një realitet, për të cilin, serbët kanë punuar gjithnjë dhe nënkupton shtrirjen e shtetit serb në dëm të popujve tjerë, duke u thirrur në të drejtën e tyre “historike“ për t’u shtrirë në ato territore ku gjoja kanë jetuar më parë etj. Politika serbe, duke folur për “Shqipërinë e Madhe” vepron siç thotë populli “Hajni bërtet, kapeni hajnin”. E vërteta është se kurrë nuk ka ekzistuar një projekt shqiptar për formimin e një shteti në një territor prej 92.000km², qoftë kjo edhe si ide e dëgjuar në ndonjë kafene provinciale. Nëse shqiptarët duhet të inkurajohen të krijojnë një shtet në zonat ku kanë jetuar dikur, edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, atëherë mund të flasim për Shqipërinë e Madhe, por kur bëhet fjalë për zonat ku jetojnë shqiptarët sot, a është kjo “Shqipëria Etnike”?
Për sa i përket politikës serbe, gjendja është krejt ndryshe. Nuk është larg shembulli kur radikali Sheshel, më vonë i dënuar për krime lufte, foli në Parlament për dëbimin e 400 mijë shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri. Gati 600 mijë shqiptarë të Kosovës u deportuan gjatë Luftës së Kosovës, por ndërhyrja e NATO-s i lejoi ata të riktheheshin në shtëpi.
Përveç deklarimeve të hapura kanë ekzistuar edhe projekte të ndryshme për formimin e një shteti të fuqishëm serb në Ballkan. Edhe atëherë kur është përkufizuar si Jugosllavi, është menduar në një Serbi mbizotëruese. Mjerisht, kjo ide nuk ka vdekur as sot e kësaj dite. Një rol të madh luan edhe sot Kisha Ortodokse Serbe. Pra, zgjerimi i Serbisë nënkupton asimilimin dhe dëbimin e popujve joserbë, ashtu siç ndodhi me shqiptarët e dëbuar nga Nishi me rrethina, apo së fundmi në Bosnjë dhe Hercegovinë me formimin e “Republika Srpska“-s, duke vrarë dhe dëbuar boshnjakët myslimanë si në Srebrenicë, Gorazhde, Foçë, Vishegrad etj.
Përveç deklarimeve të hapura, kanë ekzistuar edhe projekte të ndryshme për formimin e një shteti të fuqishëm serb në Ballkan. Edhe atëherë kur është përkufizuar si Jugosllavi, është menduar në një Serbi mbizotëruese. Mjerisht, kjo ide nuk ka vdekur as sot e kësaj dite. Një rol të madh luan edhe sot Kisha Ortodokse Serbe
Në Perandorinë Osmane shqiptarët u përvetësuan, luajtën një rol aktiv në autoritetet më të larta të saj dhe një pjesë e popullit shqiptar pranoi fenë islame, fe që ishte mbizotëruese në atë perandori dhe me shpërbërjen e saj, shqiptarët ishin të papërgatitur për formimin e shtetit të tyre kombëtar. Ndasitë fetare, por edhe largimi nga vlerat evropiane, padyshim kanë luajtur një rol kyç. Ata të besimit islam, kryesisht identifikoheshin me turqit dhe luftuan për formimin e shtetit turk dhe në pjesë të madhe u asimiluan në turq, ndërsa ortodoksët u asimiluan në grekë, bullgarë, serbë apo malazezë. Në shtetet që përmenda, nuk mund të gjendet as edhe një shqiptar i besimit ortodoks! Edhe nëse ka dikush këtu që di pak shqip, ai kurrë nuk do ta pranojë hapur origjinën e tij shqiptare. Të gjithë janë asimiluar, kuptohet me metoda të ndryshme. Dhe nuk është çudi që heronjtë e këtyre popujve janë me prejardhje shqiptare, si Georg Basta, Kanaris, Theodoros Kolokotronis, Laskarina Bouboulina, Mark Milani (ishte nga fisi i vjetër Kuç, por tërë jetën luftoi kundër interesave shqiptare) etj, për të mos përmendur me qindra të tjerë të cilët luftuan për formimin e shtetit turk. Kuptohet se feja luante një rol të rëndësishëm në formimin e kombit, kështu që këta ish-shqiptarë e kishin të vulosur fatin e tyre për t’u asimiluar.
Deri nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, nuk kemi ndonjë lëvizje apo strategji për formimin e shtetit të përbashkët shqiptar. Edhe vetë Lidhja e Prizrenit (1887) nuk ishte një strategji për formimin e shtetit shqiptar, por si reaksion i Paqes së Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit kundër copëtimit të territoreve të banuara me shqiptarë, e sidomos të vilajeteve osmane ku shqiptarët jetonin. Përveç kësaj, ajo u përpoq të bashkonte katër vilajetet osmane: Janinën, Manastirin, Shkodrën dhe Kosovën, në një njësi administrative.
Me paraqitjen e Rilindasve lindi edhe ideja e formimit të shtetit shqiptar të përbashkët. Rilindasit vunë re menjëherë se përçarjet fetare ishin një pengesë serioze për formimin e shtetit shqiptar, prandaj lindi thënia e famshme se “feja e shqiptarëve është shqiptaria”. Për fat të keq, ishte tepër vonë, sepse fqinjët tashmë i kishin aneksuar territoret me popullsi shqiptare dhe po të mos ishin Austria e më vonë SHBA, ekzistonte rreziku që shqiptarët të copëtoheshin edhe më tepër.
Formimi i shtetit të përbashkët shqiptar në Ballkan u vu në pikëpyetje. Sidoqoftë, nga një territor etnik me më tepër se 58.000 km² (më herët shtrirja e shqiptarëve në Ballkan shkonte deri në 92.000 km²), lindi një Shqipëri e brishtë me 28.000km². Kjo Shqipëri ishte shteti i vetëm nga të gjitha shtetet e posaformuara në Gadishullin Ballkanik, e cila kufizohej me popullsinë e vet.
Politika hegjemoniste serbe është zhvilluar në etapa të ndryshme, me intensitet sipas rrethanave politike, por gjithnjë duke u bazuar në memorandume të cilat buronin nga Akademia Serbe e Shkencave, e cila shpesh quhet ”Francuska sedam”, pasi që aty e kishte selinë. Ndaj shqiptarëve janë përdorur metodat më të vrazhda, nga dëbimi, eliminimi fizik deri në përçarjen fetare, territoriale etj. Por sidoqoftë shqiptarët u rezistuan të gjitha stuhive historike edhe pse emigruan në shumicë dhe shumë të tjerë u asimiluan. Si popull autokton, ata janë të lidhur shumë me truallin dhe ishte e pamundur të zhdukeshin nga ato troje. (vijon)
