Shtatë arsye se pse asgjë themelore nuk do të ndryshojë për Kosovën dhe shqiptarët
Ruben Avxhiu
Shumë shqiptarë e kanë pritur me një lloj shqetësimi emërimin nga Presidenti Donald Trump, të Ambasadorit John Bolton, në postin kyç të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.Arsyeja kryesore është se Bolton është një nga diplomatët e rrallë amerikanë që është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Argumentet e Boltonit ndryshuan disa herë, por për ta përmbledhur, ai paraqiste pavarësinë e Kosovës si diçka që ishte në kundërshtim me interesat amerikane, si shkelje e ligjit ndërkombëtar, provokim i panevojshëm i Rusisë dhe një pikënisje për shpërthim të radikalizmit islamik në Europë.
Shqiptarët nuk janë të vetmit që e shohin me dyshim emërimin e tij. Shumë nga kritikët e tij e akuzojnë si luftënxitës, si dikë që preferon përdorimin e forcës aty ku diplomacia mund të kishte mjaftuar. Në veçanti, disa janë të shqetësuar se Bolton është sjellë në kabinet nga Presidenti Trump për të grisur Marrëveshjen gjashtëpalëshe me Iranin. Në bazë ta saj, Irani ka ndaluar prodhimin e armëve bërthamore në shkëmbim të heqjes së bllokadës tregtare. Trump, Bolton dhe një numër i madh politikanësh amerikanë janë të mendimit se Irani është duke e ndërtuar armën bërthamore gjithsesi. Sipas kritikëve të tyre, ata në fakt, thjesht duan luftën e radhës në Lindjen e Mesme. Ironia është se Trump u bë President pas një fushate ku u tall dhe kritikoi ashpërsisht angazhimet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan. Por ai ka ndryshuar tashmë shumë nga qëndrimet e fushatës.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “808” të revistës Koha Javore
