Nuk është mendimi e as qëllimi për ndihmë, por duam që të mburremi. Se po të duam të ndihmojmë mundemi të ndihmojmë edhe atëherë kur s’ na del emri nëpër gazeta e televizione
Shumë herë shohim nëpër rrugë njerëz të tjerë që shtrijnë dorën për të kërkuar diçka, sigurisht një hall i madh i bën që të bëjnë këtë gjest. Dikush është pa punë, dikush s’ ka shëndet për punë, kurse të tjerëve nuk u ec asgjë, jo çdo kush ka fat në këtë jetë.
Përveç këtyre shohim edhe tjerë, si për shembull, pleq të moshuar që dalin të shesin molla, kumbulla, qershia e përveç këtyre ndoshta edhe një copë djathi. Këta mundohen të bëjnë lekun e bukës. Kur kalon afër tyre të thërrasin, bërtasin që t’ i shohësh çfarë janë duke bërë, me qëllimin se mos po ndalemi të ju blejmë një mollë. Por për fat të keq shumë pak ndalemi të ju blejmë një diçka të vogël, shumë pak mëshirë shprehim ndaj tyre. Çka është edhe më e keqja i përqeshim, nxitojmë të kalojmë rrugën e që mos të na shohë ndokush edhe pranë tyre, sepse është “turp i madh” për mentalitetin tonë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “819” të revistës Koha Javore

