Jemi të gjithë pengje të një manipulimi

Të zhytur në këtë vorbull virtuale, sa mendje dhe zemër u kushtojmë gjërave më të rëndësishme? Por ne jemi të gjithë pengje dhe eksperimenti do të vazhdojë, me ose pa mua

Federico Rampini

Jemi të gjithë pengje të një manipulimi, e dimë ose jo. M’u ofrua një shoqëri e madhe marketingu me filial në të gjithë botën. Propozimi ishte menaxhimi i imazhit tim në rrjetet sociale, me pagesë kuptohet. Meqë audienca ime është kryesisht italiane më ofruan një takim në Milano.
Më dërguan dy të rinj shumë të përgatitur, por edhe mjaft simpatikë. Erdhën në takim me një dosje shkencore për personalitetin tim, më saktë për Federico Rampinin si person digjital, mbi prezencën në rrjetet sociale, nëse ka ndjekës, krijon debate, reagime apo urrejtje etj. Kishin studiuar për disa muaj prezencën time në Facebook, në Twitter dhe reagimet e publikut. Kishin krijuar edhe profilet konkurrente me të njëjtën lloj analize, për tre gazetarë të tjerë italianë.
Pas analizës erdhi diagnoza: mund të bëj më shumë dhe më mirë. Me ndihmën e tyre kuptohet. Më kishin përgatitur një plan strategjik, deri aty se cila ishte ora më e mirë për të postuar në Twitter, në mënyrë që të kisha impaktin më të madh. Nëse do të isha i ftuar në një spektakël, më treguan se si të amplifikoja reagimet e asaj që kisha thënë. Propozuan të më shoqëronin, udhëzonin me një qasje marketingu të testuar për të përmirësuar prezencën e tij në rrjetet sociale, duke ua kaluar konkurrentëve. Prezantimi zgjati 55 minuta dhe ishte qasja e parë. Nëse do t’i kisha inkurajuar edhe pak më shumë, do t’i ktheheshin analizës përsëri.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat