Injoranca, hipokrizia, dhe naiviteti i pjesës dërrmuese të klasës intelektuale shqiptare shkojnë përtej imagjinatës. Mungesa e inteligjencës së lindur dhe mendimi kritik është një dukuri e përhapur tek intelektualët shqiptarë

Ne nuk kemi një klasë të mirëfillte intelektualësh që janë bërë të tillë përmes punës së palodhshme. Më së shumti ne kemi pasur individë të cilët e përfituan shkollimin nga lidhjet me pushtetin dhe transferuan privilegjet e arsimimit tek pasardhësit e tyre!
Prandaj edhe jetojmë në një kohë të pakohë, në një shtet pa shtet, në një shoqëri pa respekt, në një vend ku gjithçka e keqe po lulëzon dhe e mira, e ndershmja, njerëzorja, humania, patriotikja, po përbuzet e nëpërkëmbet nga të gjitha anët dhe me të gjitha mënyrat. Nuk ka ndërgjegje, nuk ka sinqeritet, nuk ka respekt, asgjë nuk ka vlerë, as edhe ajo që po e bëjmë me mund e me djersë, me sakrifica e me vullnet të madh nuk respektohet ngase është koha e maskave të atyre që nata i gjen analfabetë e dita i zbardhë magjistra. doktorë shkencash, patriotë, atdhetarë, të vetëquajtur bashkërisht si intelektualë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “872” të revistës Koha Javore
