Intelektuali i vërtetë

Njerëzit intelektualë duhet që gjithmonë të jenë në kërkim dhe argumentim të së vërtetës për interesin e përgjithshëm. Ata duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në ngjarjet dhe në korrigjimin e politikës dhe dukurive të tjera negative të shoqërisë. Ata duhet të konsultojnë faktet dhe faktorët. Duhet të jenë vigjilentë për mënyrat e tjera alternative. Vetëm për intelektualët e tillë shoqëria jonë do të ketë nevojë permanente

Qani Osmani

Që në fillim nuk duhet harruar se fjala intelektual ka prejardhjen nga gjuha latine “Intellectus” dhe kjo nënkupton çdo person nga të dy gjinitë njerëzore, që njohuritë dhe dijen e tyre e vënë në shërbim të shoqërisë njerëzore. Konceptet e intelektualëve duhet të priren nga objektivi që shoqëria të jetojë në paqe, në dashuri, drejtësi, mirësi e respekt. Duke qenë të nderuar nga vendi, kombi ose rrethi ku jetojnë, përgjegjësia më e madhe ndaj proceseve të një shoqërie pa mëdyshje është ajo e intelektualëve, njerëzve të ditur. Intelektualët e vërtetë paraqesin forcën kryesore të prezantimit të fuqisë krijuese dhe të zhvillimit të mirëqenies shoqërore në përgjithësi.
Shumë herë në fjalorin dhe shkrimet tona është përmendur e shkruar edhe për rolin e intelektualit, përgjegjësinë, mospajtimet, heshtjen dhe vendin që i takon atij në shoqëri. Është folur dhe diskutuar për njeriun që, në kuptim të mirëfilltë të fjalës intelektual, është i detyruar që me punën dhe veprën e tij të bëhet udhërrëfyes i avangardës së të gjitha proceseve përparimtare të shoqërisë dhe kombit që i takon.
Përgjegjësia dhe fjala e intelektualit është padyshim e “vërteta”. Për bartësit e emrit intelektual dhe përgjegjësitë që i takojnë atij në shoqëri nuk mund të bëhet ndonjë përkufizim ose saktësim i prerë si më me thikë. Parësore është të kuptohen njeriu i vërtetë dhe paraqitja e tij si i tillë. Duke u mos u stërzgjatur pa nevojë në rolin që i takon intelektualit, do t’i referohemi thënies së V. Havelit i cili thotë “Se njeriu i tillë, padyshim, duhet të rebelohet për çdo gjë që nuk ecën mbarë në shoqëri”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “793” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat