Motoja e kësaj shoqate: “Ne ruajmë dhe integrojmë kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi”, flet për seriozitetin dhe përkushtimin maksimal të anëtarëve të saj, të cilët mbi të gjitha kanë prezantimin, zhvillimin, ruajtjen dhe avancimin e kulturës dhe shkencës në trevat shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë
Të gjitha veprimtaritë e cilësdo fushë jetësore do të mbeteshin të panjohura e në heshtje ose do të ndesheshin në barriera, derisa ato të mos gjenin një zgjidhje për t’u promovuar e zhvilluar, në mënyrë që ato të bëhen të dukshme dhe të qëndrueshme për të vazhduar të mbijetojnë në vazhdimësi.
Po t’i referohemi kulturës, letërsisë, artit dhe shkencës te shqiptarët në Mal të Zi, përkatësisht personaliteteve që i kultivojnë dhe i avancojnë vlerat në këto fusha, duhet thënë se fatmirësisht kemi pasur dhe kemi emra eminentë që kanë prodhuar dhe vazhdojnë të jenë produktivë në lëmi të ndryshme jetësore. Mirëpo, veprimtaria e tyre e zellshme dhe përkushtimi i tyre maksimal për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar në këto treva nuk ka qenë evident në nivelin e merituar deri pas shembjes së pushtetit monist në Mal të Zi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “802” të revistës Koha Javore

