Ne kemi nevojë për një Rusi të qëndrueshme, të begatë dhe paqësore. Dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes ndihmës së vendosur për pavarësinë dhe sovranitetin e të gjithë fqinjëve të saj
Carl Bild
Rusia gjendet edhe një herë në qendër të debateve politike në shumë kryeqytete perëndimore. Dhe për të tretën herë rradhazi, një president i ri i SHBA-së do ta fillojë administratën e tij, me ambicjen për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe. Për të kuptuar pse arritja e këtij synimi ka qenë kaq e vështirë, na ndihmon hedhja e një vështrimi pas në të shkuarën e gjatë historike të shtetit rus.
Ka kaluar tanimë çerek shekulli qëkur u shpërbë Bashkimi Sovjetik; dhe 2017-ta do të shënojë 100-vjetorin e Revolucionit Rus, e cila rrëzoi perandorinë shekullore cariste që kishte kohë që po lëkundej. Sikurse ndodh, ekzistojnë ngjashmëri ndërmjet periudhave që pasuan secilën prej këtyre shpërbërjeve perandorake.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore