Infrastruktura sportive, një mollë e ndaluar për ulqinakët

Sporti në Ulqin ka kaluar nëpër periudha të ndryshme, duke u ballafaquar kështu me probleme të njëjta gjatë gjithë kohës. Problemi kryesor i sportit në këtë qytet në kohën e para-komunizmit, komunizmit dhe pas-komunizmit ka qenë dhe vazhdon të jetë infrastruktura sportive, mospërkrahja e duhur nga institucionet përgjegjëse dhe gjendja e dobët financiare janë vetëm disa nga faktorët të cilët kanë ngadalësuar dhe ngadalësojnë hapat e zhvillimit të sportit

Gjekë Gjonaj

Komuna e Ulqinit ka talente të mrekullueshëm të fushave të ndryshme sportive, futbollit, hendbollit, basketbollit, karatesë, tenisit e tjerë. Disa nga ata të përfshirë në klube e shoqata të ndryshme sportive kanë dëshmuar rezultate të larta në disa disiplina në nivel shtetëror, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Te gjitha këto suksese, që shumëkush mund tua kenë lakmi, këta sportistë të rinj i arritën në kushte të vështira pa terrene sportive adekuate dhe pa pajisje të domosdoshme. Por, vullneti, entuziazmi, dashuria e madhe ndaj sportit, mbështetja familjare dhe puna me përkushtim e trajnerëve sfiduan të gjitha problemet e kohës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “773” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat