
“Çdo gjeneratë ka një revolucionar, gjenerata ime më kishte mua, po gjenerata juaj?” kështu fliste Napoleon Bonaparte shumë kohë më parë. Sot jetojmë në kohëra kur civilizimi njerëzor ka gjithnjë e më shumë nevojë për revolucionarë, ose ndryshe në kohën moderne mund të quhen ekspert të fushave të ndryshme për të siguruar një të nesërme më të mirë; më të sigurt dhe më shpresëdhënëse.
Ndërkohë, ndërtimi i saj më së shpeshti varet nga vendimet politike në qarqe të ndryshme për ç’gjë, më së shpeshti, na mëson historia, madje nga e kaluara jo e largët. Po ashtu, për fat të keq, jo rrallë, qëndrime politike jo të matura mirë kanë reflektuar me pasoja të padëshiruara për breza të tërë, të cilat janë shënuar në kronikat historike në periudha të ndryshme. Andaj, si çdo veprimtari tjetër, edhe politika duhet avancuar përmes njerëzve, që ndryshe quhen shkencëtar politik, ose politolog.
Mirëpo, dallimi mes politikanit dhe politologut, edhe pse është evident, më së shpeshti nuk është temë trajtimi në qarqet shoqërore. Politologu, si njeri i shkencës, duhet të zhvillojë dhe afirmojë aftësinë analitike , sepse vetëm në atë mënyrë, pavarësisht nga politika ditore, mund të vlerësojë suksesin e pushtetit, të zhvillojë mendimin kritik në avancimin e pikëpamjeve pozitive, sidomos në fushën e politikës, por edhe të rrjedhave të tjera shoqërore. Nga ana tjetër, përmes syrit të një politologu aktivitetet politike dhe vendimet që duhen marrë për një bashkësi, shihen ndryshe dhe më të konceptuara, për dallim të një politikani i cili mendon për përfitime politike duke siguruar ndonjë votë më shumë.
Politologu, vepron me kapacitetin dhe aftësitë e veta, për dallim nga politikani i cili angazhimet e veta i valorizon përmes ndonjë partie politike me pikësynimin kryesor për të fituar pushtetin dhe, në këtë mënyrë, përhapjen e ideve dhe vlerave të ndryshme. Një politolog, si njeri i shkencës, synim por edhe obligim parësor, ka që të sqarojë dhe analizojë proceset e ndryshme politike! Në gjuhën angleze politolog do të thotë “an expert political science”, përkth. ekspert i shkencave politike, andaj, si ekspert duhet të paraprijnë me parashikimet e veta, e që shërbejnë si bazë për veprimtarët publikë ( mediat, analistët…) që bashkërisht t’i parashikojnë rrjedhat shoqërore.
Një politikan, veprimtarinë politike e percepton si aftësi, ndërsa politologu ka tjetër qasje, atë shkencore, të bazuar mbi parimet e filozofisë politike. Politologu, njëjtë sikur çdo profesionistë tjetër; mjeku, artisti apo psikologu, politolog mundet por nuk e ka të obliguar të jetë pjesë e jetës politike të një vendi.
Politologu vepron me kapacitetin dhe aftësitë e veta, për dallim nga politikani i cili angazhimet e veta i valorizon përmes ndonjë partie politike me pikësynimin kryesor për të fituar pushtetin dhe, në këtë mënyrë, përhapjen e ideve dhe vlerave të ndryshme. Një politolog, si njeri i shkencës, synim por edhe obligim parësor, ka të sqarojë dhe analizojë proceset e ndryshme politike! Në gjuhën angleze politolog do të thotë “an expert political science”, përkth. ekspert i shkencave politike, andaj, si ekspert duhet të paraprijnë me parashikimet e veta e që shërben si bazë për veprimtarët publik ( mediat, analistët…) që bashkërisht t’i parashikojnë rrjedhat shoqërore
Pyetja që parashtrohet më së shpeshti lidhur me këtë çështje është: nëse një politolog është ekspert në fushën e shkencave politike, atëherë pse vetëm politologët nuk janë akter të drejtpërdrejtë në politikë, ose shumë rrallë? Ata më së shumti janë të fokusuar në jetën e analizave politike duke u paraqitur si analist politik dhe duke u përballuar me politikan, sidomos gjatë fushatave elektorale. Mendimet janë të ndryshme, por nisur nga fakti se politika është një fushëveprim përmes së cilës, çdo individ ka mundësinë e rregullimit dhe ushtrimit të pushteti në një bashkësi, kuptohet secili individ i cili plotëson kriteret e parapara që të jetë aktiv në jetën politike. Në vendet e vogla, siç është Ballkani, politika qoftë edhe ajo e ditës, është në interesin më të gjerë ashtu që sot, mund të vërejmë që pjesa më e madhe e politikanëve vijnë nga një fushë tjetër, jo e shkencave politike. Ngjashëm edhe në veprimtaritë tjera, respektivisht debat i njëjtë edhe kur është fjala për diplomatët e të cilët janë të kategorizuar diplomatë karriere dhe, në kategorinë tjetër, diplomatë të nderit ( të cilët i vendos politika dhe jo profesioni).
Në rrjedhat shoqërore, është sfiduese ndihmesa e politologëve në perceptimin sa më të plotë të proceseve politike dhe parashikimet e mundshme si refleksion i veprimeve të akterëve kryesorë në jetën politike. Besoj që brezat e rinj të politikës, me vetëdijesim politik dhe me atë shoqëror, padyshim që kërkojnë ekspert edhe në fushën e politikës për një bashkësi më funksionale dhe zgjidhje të problemeve jetësore, e të cilat nuk janë të vogla. Besoj në faktin që edhe në Ballkan shumë shpejt politik-bërësit do jenë njerëz të fushës së caktuar politike, me eksperiencë të duhur dhe me një prapavijë të pasur shkencore, të dëshmuar në qarqet intelektuale. Koha e kërkon një të tillë, dhe koha do ta sjellë atë.
Për dallim nga një politikan, i cili politikën e sheh si një hobi, si një profesion që mund ta ushtrojë, përveç profesionit primarë që ka, një politolog atë e percepton si shkencë dhe si një ndihmë për shoqërinë, njëjtë si një mjekë i cili ndihmon pacientin e vetë.
