Imperativ i kohës

Mbetet që përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të  Malit të Zi dhe  të  Shqipërisë të ulen e të bisedojnë për një zgjidhje të shpejtë,  efikase  e të qëndrueshme, në të mirë të të dy palëve. Poashtu duhet punuar edhe në hapjen e disa pikave të reja kufitare me ç’gjë banorëve të fshatrave  kufitare t‘u mundësohet  kalimi i kufirit me kushte të caktuara

Gjekë Gjonaj

Sezoni veror  po vjen. Bashkë me të edhe  fluksi i madh  i automjeteve në të gjitha pikë-kalimet në Mal të  Zi. Referuar përvojës së viteve të shkuara më problematike  pritet të jetë situata në pikën e  kalimit në Muriqan, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapja e kësaj pike të  përbashkët në vtin 2009, e para e këtij lloji në Ballkan,  e financuar nga Bashkimi Evropian,   u cilësua nga  kryeministri malazez Millo Gjukanoviq dhe kreu i Qeverisë shqiptare Sali Berisha si një  ngritje e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer në mes  dy vendeve fqinje në rrugën e tyre të përbashkët drejt BE-së. „Ky është një atribut i vullnetit tonë të mirë për t‘u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe të perspektivës sonë euroatlantike. Duke arritur standardet, ndër të tjera edhe në menaxhimin e pikave kufitare, ne do të përshpejtojmë procesin e liberalizimit të vizave me vendet evropiane“, është shprehur asohere kreu i qeverisë malazeze.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “765” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat