Po të kishte jetuar, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhjetorin që kaloi do të kishte mbushur 72-vjet (2 Dhjetor 1944). Ai ndërroi jetë 11 vjet më parë, me 21 Janar, 2006. Viti fatkeq kur Kosova humbi Presidentin e parë, ikonën e pavarësisë, prijësin e madh të Kombit shqiptar dhe udhëheqësin e parë anti-komunist në Europën Lindore
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Presidentin Rugova e kisha takuar para 27 vjetësh në Washington, pikërisht në vizitën e tij të parë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, tetorin e vitit 1989. Besoj se as Dr. Rugova dhe askush tjetër nuk mund të parashikonte në atë kohë — se kjo vizitë, e para për presidentin e ardhshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryeqytetin e këtij vendi, në tetor të vitit 1989 — nuk do të ishte e para, por në të vërtetë do të shënonte vetëm fillimin i një numri vizitash që ai do të bënte në kryeqytetin amerikan për vite me radhë, para dhe pas çlirimit të Kosovës. Duke shikuar tashti 27 vjet pas në historinë e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ajo vizitë mund të konsiderohet si fillimi i një veprimtarie diplomatike dhe politike, nga ana e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore