Ideologjia që shënoi krime të tmerrshme

Nëntori 2017 shënon 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik. Historia tregon se një natë të ftohtë në Petrograd, 100-vjetë më parë, një grup i vogël Rojesh të Kuqe morën nën kontroll Pallatin Dimëror dhe instaluan qeverinë e parë komuniste në botë. Revolucioni Bolshevik shënoi fillimin e një shekulli, gjatë të cilit mbështetësit e ideologjisë komuniste bënë disa prej krimeve më të tmerrshme që ka njohur historia e njerëzimit

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Me rastin e këtij përvjetori, Fondacioni Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qendër në Uashington, më 7-9 të muajit që vjen, organizon në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, ceremoni përkujtimore dhe konferenca akademike, ku do të marrin pjesë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe një numër ekspertësh dhe historianësh të dalluar të kësaj fushe, të ardhur nga Evropa dhe nga Amerika.
Në njoftimin për zhvillimin e punimeve në shënim të 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, Fondacioni në fjalë shprehet se me këtë rast “Do të mblidhemi për të nderuar kujtimin e më shumë se 100-milionë viktimave të komunizmit, njëkohësisht, edhe për të festuar lirinë atje ku ka triumfuar tanimë, por edhe për të vazhduar përpjekjet tona për një botë të lirë nga komunizmi.”
Sipas programit të njoftuar, përkujtimi i viktimave të komunizmit me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik në Rusi, dita e parë e punimeve më 7 nëntor, do të fillojë me një konferencë për shtypin dhe me shfaqjen e filmit, “Gratë e Gulagut”, një film dokumentar ku pasqyrohen tregimet personale tragjike të 6-grave që kanë vuajtur si të burgosura politike në gulagun Stalinist sovjetik.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “786” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat