Identiteti i rrezikuar apo asimilimi politik

Në saje të rezultateve të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tuzit që u mbajtën javën e fundit të nëntorit, del qartë se subjektet politike nacionale shqiptare nuk janë duke u mbështetur nga votuesit shqiptarë, nga del se kemi të bëjmë me një çështje komplekse, ku përveç presionit permanent nga ana e pushtetit, përkatësisht nga partitë të ashtuquajtura qytetare, kemi të bëjmë me një proces i cili është duke ndikuar në zbehjen e identitetit të subjekteve politike shqiptare me pasoja asimilimin politik të këtij mjedisi

Nail Draga

Në prag të zgjedhjeve lokale në Tuz(26 nëntor 2017), mediat njoftuan se në mes subjekteve nacionale të shqiptarëve në Malësi(ASH,UDSH dhe LDSH), u arrit një marrëveshje e cila i obligonte nënshkruesit për të qenë unikë në zgjedhje, pra te dalin me një listë të përbashkët. Por, duke ditur rrethanat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë si dhe animozitetet në mes subjekteve shqiptare, nuk ishin të paktë ata që dyshuan për një marrëveshje në mes palëve nënshkruese. Dhe, ashtu siç u dyshua, dy-tre ditë më pas, opinioni u informua se nuk kemi të bëjmë me listë të përbashkët zgjedhore, por ajo mundësi ekziston pas zgjedhjeve. Marrëveshja filloi të mohohej pikërisht nga ata te cilët e kishin nënshkruar, nga del se kishim të bënim me një akt jo të vullnetshëm, por më tepër si akt mediatik sesa me seriozitetin politik. Duke marrë parasysh përvojën e kaluar por edhe gjendjen aktuale, del se ishin të kota përpjekjet e Tiranës për unifikim të spektrit politik shqiptar në Malësi. Nga një qëndrim i tillë ne lidhje me ketë marrëveshje me drejt do të ishte të thuhej se janë marrë vesh për mos me u marrë vesh(!).

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “793” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat