Kështu e pat cilësuar Fatosin e Kombit Shqiptar, Papa Pali i VI me rastin e ceremonive që janë zhvilluar në Romë në vitin 1968, në kujtim të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbe. Kremtimet me këtë rast zgjatën plot katër ditë në Romë dhe në Vatikan, ku udhëheqësi i atëhershëm i Kishës Katolike Papa Pali i VI priti pasardhësit e Skënderbeut në qytetin e përjetshëm, shqiptarë mërgimtarë nga Evropa, Amerika dhe më gjerë
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Ndërkohë që viti 2018 është shpallur nga qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës, por edhe nga Kisha Katolike në trevat shqiptare dhe në diasporë si viti i Gjergj Kastriotit Skënderbe, kanë filluar tashmë përgatitjet për të shënuar 17 Janarin si ditën kur ndërroi jetë Heroi i kombit Shqiptar, ndërsa janë në plan të zhvillohen programe të ndryshme kulturore, akademiko-shkencore dhe ceremoni të ndryshme, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe anembanë botës ku ka shqiptarë, gjatë gjithë këtij viti. Këtu në Shtetet e Bashkuara kanë filluar përgatitjet dhe janë njoftuar disa kremtime fillestare për të shënuar këtë përvjetor me rëndësi historike, ku shqiptarët pa dallim feje a krahine, ashtu siç janë bashkuar gjithherë për raste të tilla, do të bashkohen edhe kësaj radhe për të kujtuar heroin e tyre kombëtar, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes, këtë javë dhe gjatë gjithë këtij viti.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “798” të revistës Koha Javore
