Hapja e degëve deficitare do të hapte perspektiva të reja

Deri në vitin 2004, mësimdhënësit shqiptarë, qytetarët, intelektualët, shoqata e pavarur “Illyricum” dhe partitë politike shqiptare nëpërmjet formave nga më të ndryshmet, kanë kërkuar themelimin e një shkolle të lartë shqip në Mal të Zi. Duhet theksuar se si rezultat i këtyre përpjekjeve disavjeçare u përmbush një boshllëk në sferën e arsimit shqip në Mal të Zi, e cila rezultoi me hapjen e një fakulteti shqip (degës së mësuesisë)

Toni Ujkaj

Vendimi i Universitetit shtetëror të Malit të Zi për hapjen e një shkolle të lartë për studentët shqiptarë në Mal të Zi pas shumë kërkesave, iniciativave dhe peripecive të shumta, ka qenë padyshim një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht i mirëpritur nga nxënësit shqiptarë të cilët kanë pasur dhe kanë ambicie për të vazhduar arsimimin superior në gjuhën amtare. Vendimi për një akt të tillë kaq të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, i lumturoi gjimnazistët e trevave shqiptare në Mal të Zi, pasi për herë të parë atyre u është mundësuar që të fillojnë studimet në një fakultet ne vendin e tyre, edhe pse jo ndoshta në degën e tyre të preferuar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “801” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat