Shqiptarët janë një popull që krijuan një histori të lavdishme, por në anën tjetër kishin vështërsi ti mbronin tokat dhe historinë e tyre nga armiqtë që vazhdimisht e okuponin këtë popull për ta ndryshuar apo eliminuar nga faqja e dheut
Gjatë historisë, nga gjiri i këtij populli heroik lindën modele të legjendave shekullore. Nuk ka padyshim që një nga këto ishte edhe Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Dekadave të fundit kjo figurë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, ka pasur shumë përplasje që t’i mohohet heroizmi kësaj figure, duke u munduar që ta ngjyrosin me petkun fetar. Gjoja se Gjergj Kastrioti paska luftuar për të mbrojtur krishterimin në Europë, kurse disa të tjerë thonin që ka “vrarë myslimanë”. Të gjithë këta njerëz japin mendimet e tyre sipas politikës së ditës, duke mos llogaritur dhe kuptuar politikat e asaj kohe dhe sakrificat e popullit shqiptar për të mbijetuar dhe Skënderbeu erdhi në ndihmë të tyre.
Shpeshherë për të shpëtuar shqiptarët, Skënderbeu është vënë edhe në shërbimin e Romës, dhe në asnjë mënyrë në shërbimin e fesë. Kanë kaluar më shumë se pesë shekuj, e ne ende po na shfrytëzojnë armiqtë tanë. Jo rastësisht gjatë historisë, fqinjët tanë shfrytëzonin dobësitë tona, çka dëshmon edhe sot, së kemi nga ata që duan ta largojnë Skënderbeun nga gjiri kombëtar, kurse në anën tjetër kemi serbët dhe grekët që janë munduar ta përvetësojnë si të tyrin. Për t’i influencuar disa nga shqipfolësit me këto ide, bile disa turq nga Turqia kanë arritur deri tek varri i Gjergj Kastrioti në Lezhë për ta quajtur “tradhtar të Perandorisë Osmane”. Siç duket, turqit kanë harruar se Skënderbeu ishte një bimë e tokës arbërore, dhe nuk ishte turk.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “813” të revistës Koha Javore

