Gjeneralët serbë të krimeve në Kosovë

Një numër gazetash amerikane botuan lajmin e përhapur nga agjencia amerikane e lajmeve, Asosiejted Pres, se Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lavdëroi ish-gjeneralin serb Vladimir Lazareviq — një kriminel i dënuar për krime lufte në Kosovë — për rolin e tij kundër ndërhyrjes së Aleancës ushtarake perëndimore, NATO në Kosovë, duke u shprehur se Serbia nuk duhet të jetë më e turpëruar për mizoritë e kryera, për vrasjet e mijëra civilëve të pafajshëm, burra gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Sikur Serbia të kishte shprehur më parë turpin e saj dhe të kishte kërkuar falje për krimet e shtetit serb në Kosovë kundër popullsisë civile gjatë luftës më 1999, por edhe më parë, gjë që nuk e ka bërë kurrë, Ministri serb i Mbrojtjes deklaroi se, “Ka kaluar koha e turpit dhe se tani është koha për një krenari të qetë”, duke shtuar se ish-gjenerali Lazareviq i dënuar me 14 vjet burgim nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish-Jugosllavi, si dhe ushtarakët e tjerë serbë që morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të paarmatosur në Kosovë, “Duhet të dallohen si ndër më të mirët dhe më të guximshmit”, e ushtrisë serbe, për rolin e tyre në luftën kundër popullsisë civile shqiptare të paarmatosur në Kosovë.
I lexon njeriu këto rreshta dhe është e pamundur të mos kujtohen imazhet nga masakrat e civilëve shqiptarë të pafajshëm, si ajo në Reçak, por edhe të tjera mizori, anembanë Kosovës që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore të Millosheviqit. Masakra kundër një popullsie të paarmatosur nga kriminelët, “më të mirët e më të guximshmit” e ushtrisë dhe të policisë serbe në luftën e Kosovës, me të cilët tani Serbia, sipas Ministrit serb të Mbrojtjes, jo vetëm që nuk duhet të jetë e turpëruar, por përkundrazi, duhet të krenohet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “788” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat