Fundosja e parimit të të drejtave të arritura dhe diskriminimit pozitiv

Aprovimi i infrastrukturës zgjedhore në vitin 1998, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të partive shqiptare dhe me krijimin e nënzonës zgjedhore për shqiptarët, u mundësoi atyre përfaqësim pohuaj adekuat të interesave të tyre politiko-ekonomike nga përfaqësuesit e tyre legjitimë, pasi Ligji mundësonte fitimin e pesë mandateve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi

Hajrullah Hajdari

Është e njohur se vendet e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, nga komunizmi kishin dalë si vende ekonomikisht më pak të zhvilluara përkundër resurseve të bollshme natyrore, niveli i arsimit i shqiptarëve akoma ishte në shkallë të ulët, nuk kishte shkollim të lartë në gjuhën shqipe, plan-programet mësimore ishin të ngarkuara jo vetëm me ideologji komuniste, shumë pak mësohej historia e kultura shqiptare, përfaqësimi i shqiptarëve në organet shtetërore, ligjvënëse, gjyqësore e ekzekutive ishte i ulët, në disproporcion me pjesëmarrjen në numrin e përgjithshëm të popullsisë, shpërnguljet dhe boshatisja e trojeve shqiptare po vazhdonte.
Instalimi i pluralizmit politik ngjalli te shqiptarët në Malin e Zi shpresën se më në fund do të vinin ditë më të mira si në aspektin e të drejtave dhe lirive qytetare, me theks të veçantë në të drejtat kombëtare dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për një zhvillim më të shpejtë konform resurseve natyrore dhe njerëzore, për një mirëqenie më të mirë e të qëndrueshme.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “825” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat