Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste kundër Perëndimit, siç historikisht ka qenë promotori i shumicës së të këqijave që na kanë ndodhur në Evropë e në veçanti ndaj trojeve tona. Rusia e Car Pjetrit të Madh filloi ekspansionin në drejtim të Evropës (Polonisë, Baltikut etj), dhe synonte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin përfshirë edhe gadishullin Ilirik-Ballkanik. Rusia në vazhdimësi bëri luftra kundër Turqisë-Otomanëve, me pushtime territorësh, pasuar në vitet 1768-1774, rreth Detit të Zi. Derisa Perandoria Osmane luftonte kundër Austrinë më 1787, Rusia filloi luftë dhe arriti armëpushimin e Jashit më 9.1.1792 ku fitoi Krimenë, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë. Luftën ruso-turke e vitit 1806-1812 e filloi Perandoria Osmane pasi forcat ruse humbën në Austerlik nga Napoleon Bonaparta, e në këtë rast Rusia përfitoi Besarabinë Lindore dhe Transkaukazin. Lufta ruso-turke 1828-1829, shkaku i kryengritjes greke për pavarësi, avancuan deri në Dobruxhë përmes Vllahisë dhe Moldavisë dhe në Kaukaz deri në Erzurum. Në vitet 1853-1856 e njohur edhe si “lufta e Krimesë” e që Fuqitë Evropiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore. Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878 mes koalicionit ortodoks të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, kundër Perandorisë Osmane u zhvillua në Ballkan dhe në Kaukaz. Shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarësi si Bullgaria (derisa Rusia gati sa nuk e pushtoi Stambollin në Traktatin e Shën Stefanit), e që Fuqitë e Mëdha Ervopiane thirrën Kongresin e Berlinit. Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e Parë Ballkanike që u zhvillua në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më shumë nuk përfitoi. Në Luftën e Parë Botërore, Rusia e sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze në mbrojtje të Serbisë, e ajo përfitoi territoret si: Bjellorusinë ( 1922), Ukrainën (1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më (1926), Taxhikistanin (1929), Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin (1936). Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së Parë Botërore, duke përfituar nga ideologjia bolshevike si parim kinse universal. Në Luftën e Dytë Botërore, Rusia u shpëtua nga Perëndimi-Franca, Britania dhe SHBA-të, e që nga kjo luftë Bashkimi Sovjetik pushtoi: Finlandën më 1940, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940.
Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, terroriste islamike etj, si: Partia Komuniste e Afganistanit; Partia Komuniste e Butanit; Fronti Popullor Revolucionar Bolivian; Partia e Komunizmit Maoist; Armata e Çlirimit Kombëtar Kolumbiane, Armata e Çlirimit Popullor-Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë; Partia Komuniste e Ekuadorit- Dielli i Kuq dhe Grupi i Luftëtarëve Popullor – ETA; Partia Komuniste e Indisë; Partia Komuniste e Iranit, Partia Demokratike e Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindor, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit; Organizata e Çlirimit të Palestinës; Fronti i Çlirimit Arab-Palestinë -As-Sai’qa; Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës – Fatah; Brigadat e Martirve Al-Aqsa; Forca 14; Fronti i Çlirimit të Palestinës; Unioni Demokratik i Palestinës; Partia Popullore e Palestinës; Brigadat Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës; Armata Popullore e Paraguajit; Shtegu i Dritës-Peru; Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar-Filipine, Partia e Puntorëve Revolucionarë-Filipine; Batalioni i Lirisë Ndërkombëtare-Siri; Partia Komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste; Partia Komuniste Marksiste-Leniniste; Partia e Puntorëve Komunistë të Turqisë; Partia Komuniste e Kurdistanit; Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë; Borotba-Ukrainë; Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së, etj.
Boshti i Djallit-Bashkimi Sovjetik, me rastin e Revulucionit të marsit 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermaninë Lindore me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bullgari më 1990, Çekosllovaki më 1990, si dhe Rumani më 1989. Jugosllavia u shpërbë. Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashkua Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bënë liberalizim ekonomie. Bashkimi Sovjetik u shpërbë:Lituania(11.3.1990), Estonia(30.3.1990), Letonia(4.5.1990), Abkazia (25.8.1990), Transnistria(2.9.1990), Gjeorgjia(9.4.1991), Gaugazia(9.8.1991), Estonia(20.8.1991), Ukraina(24.8.1991), Bjellorusia(25.8.1991), Moladavia(27.08.1991), Kirgizia(31.8.1991), Uzbekistani(1.9.1991), Republika e Nagorno-Karabakh(2.9.1991), Taxhikistani(9.9.1991), Armenia (21.9.1991), Azerbejxhani(18.10.1991), Turkmenistani(27.10.1991), Republika çeçene e Içkerisë(1.11.1991), Osetia jugore (28.11.1991), Federata e Rusisë (12.12.1991) dhe Kazakistani(16.12.1991).
Putini ka inkorporuar në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Në shtrirjen e Rusisë, ajo zhvilloi disa luftëra pushtuese që nga vitet 1991, e në veçanti atë në Gjeorgji 2008, Ukrainë 2014 dhe 2022. Paralelisht edhe Serbia, kopjoi të njejtën strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj boshnjakëve dhe ndaj shqiptarëve të besimit islam.
Natyrisht të gjithë e kuptojmë që agresioni rus kundër Ukrainës, nuk është thjeshtë agresion rus kundër këtij vendi, por është kundër të gjithë botës demokratike që kryesisht përfaqësohet nga vendet e Perëndimit dhe kundër vendit tonë. Faza e parë e agresionit rus kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt 2022, që synonte okupimin e tërë territorit të shtetit ukrainas dhe që zgjati deri 7 prill 2022, ishte kryer nga fronti verior me shënjestër Kievin, paralelisht edhe me drejtimet e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas etj. Duke qenë se dështoi, duket që u bë shkak që të fillonte fazën e dytë në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës që kjo ofansivë filloi nga 17 prill e që edhe në këtë drejtim avancimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël. Në fund të gushtit dhe deri në gjysmën e shtatorit, forcat ruse humbën pjesë të konsiderueshme të territoreve që kishin pushtuar, por pos saj humbën edhe numër të konsiderueshëm të personelit dhe makinerisë së saj. Në situatë të tillë, kuptohej që Rusia do tentonte të gjente një alternativë, e ajo ishte destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës në pjesën veriore përmes Serbisë. Prezenca e paraushtarakëve, subversionistëve, diversantëve dhe pjesëtarëve të forcave speciale serbe dhe ruse ishin të dukshme në dhjetor 2022, duke ngritur barrikada, kryer sulme terroriste, sabotazhe,etj. Fatmirësisht SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia etj, ngritën zërin dhe kryen veprime konkrete kundër qeverisë së Serbisë.
Por sot, fatmirësisht si kurrë më parë, në instancat më të larta të politikës perëndimore trajtohet çështja e shkatërrimit të Rusisë, ashtu siç më parë është trajtuar dhe fatmirësisht ishte arritur shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik. Natyrisht Federata Ruse ka mbetur ende krijesa e fundit shoviniste, gjenocidiste dhe djallëzore e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në piedestalin e Bashkimit Sovjetik. Por siç dikur flitej për të “Sëmurin e Bosforit” sot fatmirësisht flitet për të “Sëmurin e Siberisë”. Për më shumë gëzohem, që ne shqiptarët nuk jemi si dikur në krahun e Perandorisë Osmane (të “Sëmurit të Bosforit”), e për më mirë në krahun e Rusisë (të “Sëmurit e Siberisë”) ndodhet vetëm Serbia.
Fundi i Federatës Ruse është çdo ditë e më afër dhe thellimi në luftë në Ukrainë është çdo ditë e më katastrofik për agresorin, prandaj proporcionalisht sa më shumë të thellohet lufta në Ukrainë, aq më katastrofal do jenë përfundimi i agresorit. Federata Ruse ka 142.8 milionë banorë, 111 milionë llogariten se janë të etnisë ruse sipas burimeve ruse, ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete. Derisa në Federatën Ruse fliten edhe më shumë se 150 gjuhë etnike. Edhe sot Rusia është një ndër vendet e pakta në botë që ende mban nën pushtim:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milionë janë myslimanë, me 277 gjuhë të minoriteteve, me 21 republika etnike, sipas Traktatit të Federatës të 1992 prej të cilave rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Prandaj mund të kuptohet që Federata Ruse do të ndahet në së paku 22 shtete të reja apo 193 deri 277 shtete të reja (sipas parimit të gjuhës si përcaktues i etnisë). Natyrisht me rënien e Federatës Ruse si bastioni i fundit i “Djallit” rrjedhimisht do bie edhe terrorizmi ndërkombëtar me theks të veçantë terrorizmi islamik.
