Fundi i Kripores së Ulqinit nga Kuvendi i paligjshëm

Kriporja e Ulqinit falimentoi për shkak të një borxhi prej 12-13 mijë eurosh, me ç’rast Komuna e Ulqinit atëbotë nuk reagoi fare në kuptimin që ta lante borxhin e saj dhe ta kthente këtë gjigant në pronësi të vet pasi i kishte dalë dore. Për më tepër, fabrika për prodhimin e kripës, e blerë në Gjermani, pasi falimentoi u shit për hekur, për 9 milionë euro, duke ndihmuar në mënyrë indirekte ata të cilët e blenë në kohën e privatizimit të paligjshëm, të cilët fituan 9 milionë euro nga shitja e hekurit të fabrikës, pa çka se ajo ishte ndërtuar me paratë e ulqinakëve

Muhamet Nika

Kur themi kuvendi i paligjshëm, ju kujtojmë se publikisht kemi konstatuar në media por edhe para organeve kompetente në Mal të Zi se në zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin është shkelur vendimi i Ministrisë së Punëve tē Brendshme, pasi nuk u zgjodhën 34 këshilltarë, por 33 këshilltarë, sipas vendimit të moçëm. Ministria e Punëve të Brendshme i kishte njoftuar këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit se duhet të zgjidhnin edhe një këshilltar më tepër për të përfaqësuar edhe 5000 qytetarë të tjerë, që i bie se u plaçkitën hiç më pak se 5392 vota, duke i bërë të paligjshme vendimet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Duke qenë se gjithherë para se të shkruaj kaloj në gjendje meditimi për një orë, kujtoj që më erdhën në kokë vargjet e poetit Ali Asllani, i cili jetoi në Shqipëri në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe pasi që edhe sot po flitet për Luftën e Tretë Botërore, për gjithë këtë që po ndodh në Ulqin po të jetonte sërish, ai do të ishte shprehur me vargjet: “Dallavere nëpër zyra, Dallavere në pazar, Dallavere me të huaj, Dallavere me shqiptar!”
Për të sqaruar gjithë këtë, pas meditimit mblodhëm këto argumente për shkeljet ligjore dhe kushtetuese.
Dua të veçoj se sa herë që kujtojmë fatin e keq të falimentimit tē Kripores së Ulqinit, këtij gjiganti të ekonomisë ulqinake, por besa edhe të ish-Jugosllavisë, ajo me dekada të tëra lidhet për politikën ogurzezë të ambasadorëve gjermanë e sidomos kësaj të fundit, e cila nga Kuvendi i mëparshëm u refuzua që të shpallej Qytetare Nderi?! Kuvendi në kohën e Loro Nrekiqit pati të drejtë që e refuzoi aktin. Pse, do të thoni ju?
Po ju kujtojmë se njëherë e një kohë, gjermanët i bindën strukturat shtetërore se për ekonominë ulqinake do të ishte më mirë të çonin dorë nga forma e vjetër e prodhimit të kripës, duke na shitur një fabrikë eksperimentale që prodhonte kripë ekologjike, duke e avulluar ujin me rrymë dhe ishte e para në Evropë, por që nuk pati sukses për X arsye.
Diku rreth vitit 2013, Kriporja e Ulqinit falimentoi për shkak të një borxhi prej 12-13 mijë eurosh, me ç’rast Komuna e Ulqinit atëbotë nuk reagoi fare në kuptimin që ta lante borxhin e saj dhe ta kthente këtë gjigant në pronësi të vet pasi i kishte dalë dore. Për më tepër, fabrika për prodhimin e kripës, e blerë në Gjermani, pasi falimentoi u shit për hekur, për 9 milionë euro, duke ndihmuar në mënyrë indirekte ata të cilët e blenë në kohën e privatizimit të paligjshëm, të cilët fituan 9 milionë euro nga shitja e hekurit të fabrikës, pa çka se ajo ishte ndërtuar me paratë e ulqinakëve.
Lëshimi tjetër, si duket i qëllimshëm dhe me prapavijë korruptive, u bë këtyre ditëve duke u shpallur Park i Natyrës. Lëshimi qëndron në faktin se toka e Kripores nuk është pronë e Komunës dhe nesër mund të kemi pasoja. Bile, sipas meje, Kriporja e Ulqinit në regjistrin kadastror ka dy pronarë! Me cilin jemi marrë vesh? Apo me asnjërin?!
Por le t’i numërojmë në mënyrë taksative lëshimet nga Kuvendi.

  1. Në nivel shtetëror, e gjithë toka ndërtimore nëpër komunat tjera është pronë e komunave që e kanë në dispozicion, kurse vetëm Komuna e Ulqinit si komunë shqiptare tokën e vet nuk e ka në dispozicion?!
    Tjetër, përmes një metode antiligjore dhe antikushtetuese Komuna e Ulqinit përveçse nuk ka hise në tokë falë Ligjit për të Mirat Detare, e që në të gjithë botën ky ligj quhet Ligji për pasurinë detare (mendojmë që thuhet “për të mirat detare”, sepse të mirat janë të gjithëkujt, kurse pasuritë i takojnë vetëm një populli, e ata e dinë që janë të ardhur dhe jo vendas). Me këtë lojë fjalësh kemi mbetur edhe pa det, edhe pa tokë, që nuk bën vaki askund në botë! Për shembull, për krahasim le të marrim Komunën e Tivarit, ku Malevikun si hapësirë – tokë ndërtimore e disponon Komuna, e cila e nxjerr edhe në shitje, kurse në Ulqin nuk guxon! Pra, pyesim a është ky ligj i njëjtë me kushtetutë apo kushtetuta shkelet, kurse këtyre tanëve po duket iu ka mbyllur gojën shejtani?!
  2. Privatizimi i Kripores është kryer në mënyrë të paligjshme, sepse u krye në kohë lufte dhe kuptohet pa e pyetur fare Komunën – Kuvendin, dhe ku Komuna mbeti pa hise fare, pa çka se ishte ndërtuar me paratë e ulqinakēve.
    Tjetër, mbrojtēsi i Komunës nuk ka qenë i angazhuar fare, sepse vetë procesi i privatizimit si ligj, pērveçse nuk u miratua nga Kuvendi i Ulqinit, nuk u nënshkrua “kjoft si kjoftë” edhe nga kryetari i shtetit të atëhershëm Momir Bullatoviq! Pra, ky ligj është jashtë sistemit ligjor! Prandaj është katërcipërisht i paligjshëm si privatizim. Këtë e tregon edhe fakti se Kriporja asnjëherë pas vitit 1992 nuk pagoi asnjë qindarkë tatim si subjekt ekonomik, siç bënin të gjitha objektet tjera të privatizuara në Mal të Zi. Fjalën e kemi për taksën e shfrytēzimit të tokēs ndērtimore, qē është rast i vecantē në botë. Si bën vaki që asnjë cent Kriporja nuk ia ka paguar Komunës së Ulqinit, por edhe Komuna nuk e ka të shënuar në “defterin” e saj që t’i ketë kërkuar ndonjë taksë?!
  3. Për fund, pyesim këshilltarët që mbase nuk japin këshilla as në shtëpi të vet, nëse mund të na tregojnë se çfarë borxhesh të pashlyera pati ndërmarrja, duke bërë përgjegjës për këtë qytetarët e Ulqinit, apo më mirë qyqarët e Ulqinit të jetojnë në “katun” e jo në Botun, kuptohet nesër kur të kërkohet llogari?

Fundi i Kripores në Ulqin
Shkatërrimi i kësaj ndërmarrjeje kaloi nëpër disa faza, mirëpo faza e fundit ngjau në Kuvendin e Malit të Zi, në momentin kur u bë ndërrimi i destinimit – qëllimit të hapësirës së saj?! Ndërrimi i destinimit, “për sherr të përfaqësuesve tanë në Parlament”, i ra të bëhej kur PDS kishte humbur përkrahjen e partnerit të koalicionit rreth emërimit të drejtorit të policisë së fshehtë të shtetit të Malit të Zi. Interesant është fakti që, në këtë situatë, deputetët tanë në Parlament nuk u kujtuan që të paktën ta kushtëzonin PDS-në me rastin e Kripores, e cila i ra të votohej ditën kur u votua njëshi i policisë së fshehtë. Deputetët shqiptarë, edhe kësaj radhe i ofruan shërbim pa kushte PDS-së!
Gjithashtu u pa se Veselin Baroviqi në Këshillin e mjedisit – si trup punues i Kuvendit të Malit të Zi gjatë përgatitjes së ligjit për votim, ditën e votimit, kishte siguruar kuorum me mosardhjen e përfaqësuesit të PPS-së dhe të Frontit Demokratik! Kurse deputetët shqiptarë, në mënyrë indirekte, treguam se si i kontribuan çështjes.
Këtu duhet shtuar që një meritë tejet të madhe e të pazbuluar, pra të pathënë, kishte në atë kohë Krivokapiqi, prej të cilit nga partia në pushtet i kërkohej që shteti mund të shesë tokën e qytetarëve të Malit të Zi, duke mos e kompensuar fare atë. Ndërsa kujtojmë që në fund të fundit, edhe në kohën e komunizmit shteti e bënte kompensimin e saj duke e marrë në pronësi të vet, pa çka se vlera e një metri katror llogaritej me një pako cigare. Pra, këta tanët atëherë ishin dakord që të shitej kriporja, pa e pyetur pronarin e saj.
Për fund, askush të mos kujtojë që jemi kundër shitjes së hapësirës publike e sidomos asaj private nga qytetarët, por nëse vetëm nga tatimet për pronën (tokën) dhe tatimet në shtëpi Komunës i është lënë një taksë e cila i kalon 60 milionë euro në vit, atëherë me këto para bëhet programi i blerjes së tokës, në mënyrë të kontrolluar nga qytetarët për llogari të Komunës. Kështu punohet në të gjithë botën.
Puna është se jo vetëm Kriporen sot, por edhe të gjitha plazhet në territorin e komunës së Ulqinit mund t’i shesësh vetëm me një vizitë te sheikët e Arabisë dhe gjithë territorin e Ulqinit e shet për dy ditë. Thjesht, oligarkët që sot po e blejnë këtë duhet të shtrojnë një pyetje: A trashëgojmë borxhe nga fitimet e oligarkëve që e shfyrtëzuan atë deri në këtë ditë? Me siguri që po.

Të fundit

më të lexuarat