Qarqet politike maqedonase nuk duan ta kuptojnë se Maqedonia nuk mund të bëhet pa shqiptarë që jetojnë atje. Ajo duhet ta ketë të qartë se nuk mund të tejkalojë situatën ( krizën) e tensionuar politike, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme, dhe s’mund të ekzistojë si shtet , nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik
Gjekë Gjonaj
Ajo çfarë ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë të enjten e kaluar ishte vërtetë dramatike, shumë rrëngjethëse, frikëse, shqetësuese, e trishtë, e papranueshme dhe aspak e denjë për një demokraci parlamentare. Përshkallëzimi kulmoi me zgjedhjen për herë të parë të një shqiptari , Talat Xhaferit ( ish komandant i Ushtrisë Kombëtare), në krye të Parlamentit të Maqedonisë. Ky lajm historik për shqiptarët e Maqedonisë prodhoi dhunë brutale të paparë ndaj deputetëve e gazetarëve. Mbështetësit rrebelë të dhunshëm me fantoma në kokë të VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit , siç mësohet nga mediat, kanë plagosur 102 persona, plagë të rënda i kanë shkaktuar kreut të LR – PDSH-së Ziadin Zelës dhe e kanë gjakosur edhe liderin e opozitës dhe të LSDM-së Zoran Zaevin.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore
