Frashëri, vendi i shenjtë i shqiptarëve

Detyra numër një e çdo qeverie është mbrojtja e sigurisë dhe interesave kombëtare, pjesë e së cilës është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar, e kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave të një populli…

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Janë të pakën dy mënyra për të shkatërruar trashëgiminë kulturore dhe historike të një vendi, ose të një kombi. Njëra është si përfundim i ndonjë lufte siç ka ndodhur në Afganistan, ku në fillim të këtij shekulli talebanët kanë shkatërruar me mina dhe tanke monumente prej më shumë se 1700 vjet të vjetra. Raste të tjera janë Iraku dhe Siria, ku i ashtuquajturi “shteti islamik” (ISIL) ka shkatërruar qytetin e vjetër sirian Palmyra dhe monumentet e vjetra të tij. Mënyra tjetër e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi është pakujdesia ose mosinteresimi zyrtar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi.
Isha duke shikuar programin “Gjurmët Shqiptare”, një dokumentar të gazetarit nga Tirana, Marin Mema, në lidhje me Frashërin, “Vendin e Shenjtë të Shqiptarëve”, vendlindjen e tre vëllezërve të mëdhenj, Avdyl, Naim dhe Sami Frashërit. Shikoni dokumentarin e Marin Memës, i cili nuk ka nevojë për propagandimin tim të këtij seriali televiziv dokumentarësh mbi historinë dhe kulturën shqiptare anembanë trojeve të tyre dhe më gjerë. Por Frashëri është në Shqipëri dhe jo në disa zona jashtë Shqipërisë, dikur të banuara nga shqiptarët ose nga ilirët, por të cilat Marin Mema i ka programuar me aq mjeshtëri, e të cilat gjithashtu janë pjesë e trashëgimisë së historisë së shqiptarëve. Janë këto programe që ai përgatit, e të cilat flasin vetë për vlerën dhe rëndësinë që mbartin për shikuesin dhe për kulturën dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Si gazetar, Marin Mema meriton vlerësimet më të larta nga shikuesi dhe lexuesi shqiptar, pasi që me programet e tij, ai jo vetëm që informon me objektivitet, gjë që është detyra e parë e një gazetari, por me punën e tij të palodhshme ai, njëkohësisht, edhe edukon.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “814” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat