Finalja e dialogut Kosovë-Serbi

Formati i dijalogut Kosovë – Serbi, që për qëllim kishte normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, u tregua me mangësi serioze që ndikuan në vonesa dhe moszbatim të marrëveshjeve të arritura. Dialogu zhvillohej pa afate dhe instrumente penalizuese sepse BE-ja, si lehtësuese e dialogut, nuk e kishte autoritetin e mjaftueshëm kushtëzues

Shkëlzen Maliqi

Stimulues i vetëm për dinamizimin e dialogut ka qenë vlerësimi i sukseseve në dialog si momente shpërblyese për hapa avancues në proceset integruese. Serbia shfrytëzoi më mirë këtë ndërlidhje të dialogut me hapat e integrimit, ngase hyri në biseda për anëtarësim. Kosova, ndërkaq, ngeci shumë, duke mos e marr madje as liberalizimin e vizave. Kjo nuk ndodhi ngase Kosova ishte më pak kooperative. Problemi ishte te mosuniteti i BE-së rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro nuk e njohin pavarësinë, kështu që në cështjet e përparimeve për integrim mungonte koncensusi i duhur në instancat vendimarrëse të BE-së.
Ngecja karshi avancimit të Serbisë ndikoi në rritjen e pakënaqësisë në Kosovë me efekte negative për procesin e dialogut. Gjatë përplasjeve të brendshme politike në Kosovë janë fuqizuar dukshëm forcat të cilat kanë qenë që nga fillimi kundër dialogut. Atyre iu dha një argument propagandues i fuqishëm se dialogu i formatit ekzistues shkon në favor të Serbisë. Nëse vazhdohet trendi, thoshin ata, do të vijmë në situatë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së shumë para Kosovës. Me këtë Serbia fiton fuqi shtesë bllokuese pasi që vendimmarrja në BE është me koncensus. Nëse Serbia arrin e para në cak, pamundëson anëtarësimin e Kosovës në BE!

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat