
Disa parti politike në Mal të Zi, përfshirë Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq, filluan procedurën për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë pakicë të kryeministrit Dritan Abazoviq, pas nënshkrimit të debatueshëm të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
“Ideja e nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe është një ide e vjetër, që nuk u realizua në periudhat e kaluara. Qeveria është e vendosur që të gjitha komuniteteve fetare t’u japë saktësisht të njëjtat të drejta. Ne jemi të lumtur dhe të kënaqur nëse kemi kontribuar për këtë sot. Besoj se në këtë mënyrë po dërgohet një mesazh paqeje dhe tolerance. Kjo është një ide udhërrëfyese, shumë tolerante dhe civile dhe besoj se sot i dhamë fund një sfide që kishim përpara”, tha kryeministri Abazoviq, duke nënvizuar se kësisoj është përmbyllur “me dinjitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë një çështje që e ka rënduar shoqërinë malazeze për një kohë të gjatë”
Seanca e Parlamentit për votëbesimin e Qeverisë do të mbahet më 19 gusht. Që të miratohet votëbesimi, nevojitet shumica e thjeshtë në Parlamentin me 81 vende.
Qeveria e Malit të Zi e nënshkroi Marrëveshjen bazë që rregullon marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe të mërkurën e kaluar.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri Abazoviq dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në një ceremoni të paparalajmëruar dhe pa praninë e mediave, në një vilë qeveritare në Podgoricë, e cila ishte vënë nën masa të rrepta sigurie.
Menjëherë pas nënshkrimit reagoi Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e cila njoftoi se do të ndërmarrë nismën për votëbesimin e qeverisë pakicë të Dritan Abazoviqit.
“Marrëveshja e nënshkruar, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re“, thuhet në njoftimin e kësaj partie
Një grup i vogël protestuesish ishin mbledhur afër vendit të nënshkrimit të Marrëveshjes, e cila sipas nënshkruesve dërgon një mesazh paqeje dhe tolerance mes komuniteteve.
“Ideja e nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe është një ide e vjetër, që nuk u realizua në periudhat e kaluara. Qeveria është e vendosur që të gjitha komuniteteve fetare t’u japë saktësisht të njëjtat të drejta. Ne jemi të lumtur dhe të kënaqur nëse kemi kontribuar për këtë sot. Besoj se në këtë mënyrë po dërgohet një mesazh paqeje dhe tolerance. Kjo është një ide udhërrëfyese, shumë tolerante dhe civile dhe besoj se sot i dhamë fund një sfide që kishim përpara”, tha kryeministri Abazoviq, duke nënvizuar se kësisoj është përmbyllur “me dinjitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë një çështje që e ka rënduar shoqërinë malazeze për një kohë të gjatë”.
Ndërkaq, patriarku Porfirije, tha se kontrata e nënshkruar është diçka që i duhej Malit të Zi dhe komunitetit fetar.
Marrëveshja bazë me Kishën Ortodokse Serbe, që nga momenti i publikimit, shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës. Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, vlerësoi se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, dhe nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet malazeze.
Edhe shoqëria civile dhe opinionistët e pavarur kishin vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes. Më 1 gusht, kryeministri Abazoviq refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi dhe institucioneve të tjera në vend
“Ne kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta në shekuj, sa është me të vërtetë një luks të humbasim kohë për atë që na dallon dhe të rrisim dallimet tona të ndërsjella. Kohërat kanë treguar se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha patriarku Porfirije.
Marrëveshja rregullon marrëdhëniet ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe, përfshirë të drejtat e saj mbi pronat dhe shtetin malazez.
Menjëherë pas nënshkrimit, reagoi Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e cila njoftoi se do të ndërmarrë nismën për votëbesimin e qeverisë pakicë të Dritan Abazoviqit.
“Marrëveshja e nënshkruar, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re“, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Partia e presidentit Gjukanoviq, si partia më e madhe që ka 30 vende në Parlament, deri më tani e ka mbështetur Qeverinë e Dritan Abazoviqit.
Marrëveshja bazë me Kishën Ortodokse Serbe, që nga momenti i publikimit, shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës. Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, vlerësoi se Marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, dhe nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet malazeze.
Edhe shoqëria civile dhe opinionistët e pavarur kishin vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes. Më 1 gusht, kryeministri Abazoviq refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi dhe institucioneve të tjera në vend.
