
Ishte viti 1935, kur në Ulqin për herë të parë vinin turistët nga Çekia. Për këtë tregonin Maliq Sulejmani dhe Ibrahim Cungu.
Hafiz Jusuf Cungu i priti atëherë këta mysafirë, ata pas largimit nga Ulqini i dërguan një kartolinë.
Tre simbolet e Ulqinit
Hoteli “Republika”
Ishte në lagjen “Rana”. Ndërtimi filloi në vitin 1936 nga familja e Beroviqëve nga Shkodra.
Në vitin 1945 pushteti i ri i atëhershëm e nacionalizon shtëpinë-hotelin e Beroviqëve. Dhe vazhdohet ndërtimi i cili përfundon në vitin 1956.
“Republika” kishte restorantin me oborr të bukur dhe kapacitetin prej 120 shtretërve. Ishte vendi i shumë ngjarjeve të Ulqinit. U dëmtua dhe rrënua pas tërmetit më 15 prill 1979.
Hoteli “Jadran” gjendet në siujdhesën më të bukur të pjesës bregdetare të Ulqinit, në Sukë. Në këtë vend përpara ishte shtëpia e cila fillimisht i takonte Ismail Pashës. Pasi ai shkoi më detyrë në Egjipt, shtëpinë e bleu Beqir Suma. Pastaj, në mënyrë të dhunshme këtë shtëpi e mori mbreti i Malit të Zi Nikolla i Parë për rezidencën e tij/
Pjesa e parë e hotel “Jadranit” u ndërtua më 1938. Pas Luftës së Dytë Botërore vazhdohet me rindërtim, kështu që kishte kapacitetin prej 120 shtretërve. Tërmeti i vitit 1979 e shkatërroi plotësisht dhe kurrë më nuk u rindërtua.
Hoteli “Galeb”
Ndërtimi filloi në vitin 1938. Së pari e kishte emrin Hoteli “Ko-op”, kapaciteti fillestar i të cilit ka qenë 120 shtretër. Në vitin 1945 është shndërruar në pushimore për punëtorë dhe ia vënë emrin “Ivan Milutinoviq”, kurse në vitin 1955 bëhet hotel i hapur për çdo mysafir me emrin e tanishëm “Galeb”.
Në vitin 1963 vazhdohet ndërtimi i tij dhe shtohet kapaciteti në 388 shtretër.
Pas tërmetit të vitit 1979 hoteli “Galeb” u rrëzua dhe në vend të tij u ndërtua hoteli i ri me po të njëjtin emër. Ky hotel posedonte sallën për seminare e kongrese.
Në fund:
Hotel “Jadranin” e rrënoi tërmeti, por hotel “Galebin” dora e njeriut.
Galebi ka qenë edhe është kujtesa, dhimbja, nostalgjia jonë.
Turizmi i artë
- Periudha kohore 6-9 dekada e shekullit të kaluar paraqet kohën e “turizmit artë” në Ulqin. Qysh në fillim të gjashtëdhjetave fillon ardhja masive e mysafirëve nga të gjithë ish-Republikat e Jugosllavisë si edhe mysafirëve të huaj. Këta ishin më së shumti nga Gjermania.
Turistët kanë ardhur edhe nga tokat e Bllokut politik lindor, nga Anglia, Italia, Holanda.
U ndërtuan hotele të reja, u përmirësuan kushtet për mysafirë dhe qëndrimin e tyre në vendin tonë.
Gjithashtu, filloi shkollimi dhe ngritja e shërbimeve në hoteleri,
Shkatërrimi i turizmit të artë filloi prej fundit të tetëdhjetave, vazhdoi në dekadën e nëntë të shekullit XX.
Një punonjës në turizmin e Ulqinit ka thënë:
“Duhet me qenë artë që të shkatërrohet turizmi në Ulqin”.
Por, ndodhi lufta në ish-Jugosllavi, pastaj, privatizimi i keq, posaçërisht për hotelerinë e Ulqinit.
Turizmi i artë përfundoi.
Botim i ri
Shërbimi në hoteleri, botim i ri i autorit Ruzhdi Dervishi
Autori i takon gjeneratës së dytë të shkolluar në hotelerinë e Ulqinit. Pas përfundimit Shkollës së Lartë për Turizëm në Sarajevë dhe Beograd , kthehet në vendlindje.
Ishte drejtor i hoteleve “Jadran” “Mediteran”, kryeshef i servisit në hotel “Bellvue”.
Tito dy herë vizitoi Ulqinin
Kryetari i përjetshëm i RSFJ Josip Broz Tito (1892-1980) gjatë qeverisjes së tij 35 vjeçare dy herë ka vizituar Ulqinin.
Herën e parë mbërriti në shtator të vitit 1959, me anije nga Tivari, dhe ka qëndruar në hotelin “Jadran”.
Të dytën dhe të fundit herë, asokohe “mysafiri më i dashur” mbërriti tre ditë para Vitit të Ri 1973 dhe ka qëndruar me bashkëshorten Jovankën në hotelin “Galeb”.
Në Protokollin për shërbim ishte edhe Ruzhdi Dervishi, Ai shprehet:
“Afër Titos ka qenë i ulur Fadil Taipi, kryetari i Komunës së Ulqinit. E kam dëgjuar kur Fadili i drejtohej Titos:
“Si i ke punët me Jovankën. Titoja kishte qeshur dhe i kishte thënë Jovankës: Znaš li što me pitao predsjednik Ulcinja?”
Në librin e tij është edhe kapitulli KUZHINA E TITOS, Ruzhdi Dervlshi paralelisht ishte mësimdhënës dhe edukator në Gjimnazin e Ulqinit.
Bartësi i seminareve për shërbim në hoteleri edhe në disa objekte-restorante private.
Ruzhdi Dervishi i takon emrave të rëndësishëm në turizmin modern të Ulqinit. Tërë jetën ka punuar në vendlindje.
Libri është shkruar në gjuhën shqipe dhe malazeze.
Në mënyrë studioze përshkruhet historiku i zhvillimit të turizmit në Ulqin e rajon. Në disa kapituj shërbimi në hoteleri.
Libri është i pajisur edhe me fotoalbum.
Është i nevojshëm për nxënës dhe studentë në turizëm.
Gjithashtu, këtë libër duhet ta ketë çdo objekt hotelierik dhe restorant.
Në fund
Ruzhdi Dervishi është punonjësi i parë në turizmin e Ulqinit i cili ka shkruar një libër. E vlerësoj.
Ky botim është:
Kurora e punës së tij shumëvjeçare.
