Epoka moderne na e dikton komercializmin në art

Por jo domosdoshmërisht komercializmi është një gjë e keqe për të gjithë, veçse ai ka një çmim. Është në dorën e vetë artistit nëse do ta komercializojë apo jo muzikën e tij. Fama dhe pasuaria mund të jenë shtysat kryesore. Në anën tjetër ka shumë artistë që preferojnë ta mbajnë muzikën e tyre më personale, çka shpesh konsiderohet si më unike dhe më cilësore

Paula Dekaj

Lidhja e fortë e njerëzve me artin shpjegohet me prirjen tonë për të krijuar vazhdimisht. Muzika, arti i ndërveprimit me tingullin, gjithherë ka qenë i rëndësishëm për njerëzimin. Nëse dekada më parë dëgjimin e muzikës na e mundësonin vetem frekuencat radiofonike dhe kasetat, sot dëgjojmë muzikë kur bëjmë pazar, kur pimë kafenë, në palestër e pothuajse kudo që shkojmë, dhe këngët që lëshohen janë thuajse të njëjtat. Kjo ndodh sepse shumë kompani i blejnë këto këngë për një afat të caktuar kohor. Kjo përbën atë që e quajmë komercializëm në muzikë.

Lidhja e fortë e njerëzve me artin shpjegohet me prirjen tonë për të krijuar vazhdimisht. Muzika, arti i ndërveprimit me tingullin, gjithherë ka qenë i rëndësishëm për njerëzimin. Nëse dekada më parë dëgjimin e muzikës na e mundësonin vetem frekuencat radiofonike dhe kasetat, sot dëgjojmë muzikë kur bëjmë pazar, kur pimë kafenë, në palestër e pothuajse kudo që shkojmë, dhe këngët që lëshohen janë thuajse të njëjtat. Kjo ndodh sepse shumë kompani i blejnë këto këngë për një afat të caktuar kohor. Kjo përbën atë që e quajmë komercializëm në muzikë


Gjithashtu lidhja e fansave me këngëtarët sot është krejtësisht ndryshe. Ne mund t’i ndjekim ata në rrjete sociale, të mësojmë të gjitha lëvizjet e tyre, publikimet e këngëve a albumeve të reja apo datat e koncerteve. Kjo lidhje artist-fans është mjaft e gjallë, përveç muzikës ata shesin mallrat dhe produktet e firmave të tyre dhe ndjekësit e adhuruesit e tyre janë klientët më të rregullt.
Por a është komercializmi një gjë e mirë?
Muzika e ditëve të sotme ka tendencë të paragjykohet për shkak të komercializmit. Në përgjithësi shumë njerëz bien dakord se në komercializëm muzika tenton të dobësohet. Kjo lidhet me supozimin se artistët janë më të shqetësuar për paratë që do të marrin sesa të bëjnë muzikë cilësore. Tregu i muzikës ecën aq shpejt saqë këngëtarët nuk kanë më çfarë të krijojnë, prandaj janë producentët dhe studiot ata që prodhojnë për ta.

Muzika e ditëve të sotme ka tendencë të paragjykohet për shkak të komercializmit. Në përgjithësi shumë njerëz bien dakord se në komercializëm muzika tenton të dobësohet. Kjo lidhet me supozimin se artistët janë më të shqetësuar për paratë që do të marrin sesa të bëjnë një muzikë cilësore. Tregu i muzikës ecën aq shpejt saqë këngëtarët nuk kanë më çfarë të krijojnë, prandaj janë producentët dhe studiot ato që prodhojnë për ta


Por jo domosdoshmërisht komercializmi është një gjë e keqe për të gjithë, veçse ai ka një çmim. Është në dorën e vetë artistit nëse do ta komercializojë apo jo muzikën e tij, fama dhe pasuaria mund të jenë shtysat kryesore. Në anën tjetër ka shumë artistë që preferojnë ta mbajnë muzikën e tyre më personale, çka shpesh konsiderohet si më unike dhe më cilësore.
Sidoqoftë edhe artistët e muzikës komerciale nuk arrijnë aty ku janë nga fati, por qendron shumë punë pas imazhit të një artisti që ndiqet nga miliona njerëz. E rëndësishme është që të arrijmë t’i kuptojmë vlerat e artistit, pavarësisht nga zhanri dhe nëse muzika e tij është e komercializuar apo jo. Epoka moderne na e dikton komercializmin në art, nëse duam të kemi më tepër sukses dhe nëse duam që prodhimet tona të kthehen në burime sa më të larta të ardhurash.

Të fundit

më të lexuarat