Javën e kaluar u zhvillua një takim midis tre ministrave të diasporës, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë: zotërinjve Pandeli Majko, Dardan Gashi dhe Edmond Ademi. Sipas një komunikate që lëshuan, tre ministrat shqiptarë, pas takimit të tyre në Ohër, ata e konsideruan takimin e tyre, “si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik”
Institucionet shkollore me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi , ende vazhdojnë të mbajnë emërtime sllave nga periudha e komunizmit. Kjo bëhej në bazë të kritereve ideologjike dhe kornizave partiake e shtetërore të pushtetit, të cilin, veç tjerash, e karakterizonte antishqiptarizmi i skajshëm. Sa për ilustrim po përmendim Shkollën Fillore “ Jedinstvo” në fshatin Skorraq, në vendlindjen e kreut të shquar të fisit të Hotit, Dedë Gjo Lulit, mbase figurës më me zulmë të të gjithë luftëtarëve të Malësisë. Gjimnazin “ 25 Maji “ në Tuz”. Shkollën Fillore “ Mareshali Tito” në Ulqin. Nuk janë këto raste të vetme që nuk përfaqësojnë as vullnetin dhe as kulturën e popullit shqiptar në këtë republikë..
Drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe këshillat e prindërve nuk kanë fuqi , guxim apo janë të paaftë të bëjnë diçka në rishikimin me përgjegjësi të emërimeve sllave antishqiptare me ideologji komuniste dhe zëvendësimin e tyre me personalitete të mëdha historike nga radhët e shqiptarëve.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

