Diversiteti fetar, vlerë qytetarie në botën shqiptare

Autorë të huaj janë mahnitur me realitetin shqiptar që ka të bëjë me diversitetin fetar si tek asnjë popull tjetër në Europë.Ndonëse një konstatim i tillë na bën të veçantë duke shprehur në praktikë tolerancën fetare, një diversitet i tillë është i pakonceptueshëm për popuj të tjerë, sidomos te fqinjët tanë grekë dhe sllavë, të cilët janë të njëjtësuar me konfesionin e tyre ortodoks. Diversiteti fetar ndër shqiptarët mbetet model për popujt e tjerë të cilët vuajnë nga komplekset teokratike

Dr.Nail Draga

Studiues të profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportet e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë te kombi ynë. Fjala është për tolerancën fetare, që lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme. Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishterimin në shek. IV, ndërsa më pas me ndarjen e Krishterimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek. XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t’ iu përshtatën rrethanave të kohës. Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsye politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoksë kaluan në katolikë, pastaj ngjashëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave politike Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më 1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443. Rastet e tilla të asaj kohe por edhe më pas janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “805” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat