Gjatë vitit 2016 pamë fëmijë të shokuar nga konfliktet, viktima të ekstremizmit dhe fatmjerë të kalimit të Mesdheut. Ndërsa mijëra fëmijë kanë humbur jetën vitin që shkoi nga pasiguria e atdheut të tyre, viti 2017 duhet të ofrojë më shumë ndihmë për më të pambrojturit e botës
Anthony Lake
Isabella Lovin
Viti 2016 me gjasa do të mbahet mend për ngjarjet ushtarake dhe politike, por gjithashtu do të futet në histori si një nga vitet më të këqija për fëmijët që nga lufta e dytë botërore.
Imazhet e foshnjave të vdekura, të plagosura dhe të shokuara mbushën median pothuajse çdo ditë: një djalë i vogël i rënë në shok dhe që ishte gjakosur pasi shtëpia e tij u bombardua; kufoma të vegjlish që nxirreshin nga gërmadhat dhe varre të vogla përgjatë bregut të Mesdheut për të përkujtuar vdekjen e fëmijëve të panjohur.
Këto imazhe janë të fuqishme dhe tronditëse. Megjithatë ato nuk kapin ende magnitudën e vuajtjes së fëmijëve. Më shumë se 240 milionë fëmijë po jetojnë në zona konflikti – nga fushat e vrasjes në Siri, Irak, Jemen dhe Nigeria veriore, te zonat më pak të dokumentuara të goditura prej horronit në Somali, Sudanin Jugor dhe Afganistan. Dhe nga 50 milionë njerëz që jetojnë jashtë atdheut apo janë zhvendosur brendapërbrenda, më shumë se gjysma janë larguar me forcë dhe tani po përballen me kërcënime të reja për veten dhe mirëqenien e tyre.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “753” të revistës Koha Javore