Dilema e vlerave dhe e kompromisit

Në kohën e krizës morale të pluralizmit në fjalorin e përditshëm ka filluar të zbehet koncepti i vlerave të proklamuara si ide dhe vizion shoqëror, duke u zëvendësuar me konceptin e kompromisit, që në shumë raste paraqet interesin e individëve apo klaneve të ndryshme, duke zhvlerësuar parimet morale e demokratike

Nail Draga

Periudha e pluralizmit politik në Mal të Zi për rreth tre dekada ofron mundësi të analizave shumëdimensionale, sepse kemi të bëjmë më një periudhë kohore me plot sfida. Madje klasa politike në pushtet në këtë mjedis ka pësuar një metamorfozë si rrallë kund, si në aspektin social e politik që ishte vendimtare për Malin e Zi, deri në pavarësimin e tij të plotë, ndërsa nga ana tjetër kemi politizimin e e të gjithë ambientit shoqëror, që ngjason me atë të kohës së monizmit, që është në kundërshtim flagrant me demokracinë dhe shoqërinë pluraliste në përgjithësi.

Parimi i interesave
Përvoja e deritashme na mëson se kompromiset janë një e drejtë demokratike dhe së nuk janë dukuri të panjohura, sepse për të arritur një objektiv ato janë pothuaj të vetmet mundësi reale të momentit. Por, a duhet që të pranohen çdoherë kompromiset, edhe pse në dukje del së arrihet një objektiv. Pikërisht në këtë aspekt kemi të bëjmë me etikën politike e cila është përcaktuese si për individët dhe subjektet politike të cilët marrin vendimet përkatëse. Nëse duhet për t’u qëndruar besnikë parimeve atëherë këtë çështje duhet trajtuar me shumë kujdes, sepse lehtë mund të ndodh që për hir të interesave të ngushta të dalim jashtë parimeve, duke mbështetur koalicionet e panatyrshme politike. Pikërisht, këtu qëndron edhe problemi sepse aty ku përfundon morali fillon politika, e cila nuk respekton parimet por interesat, qofshin ato edhe momentale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat