E ardhmja e BE-së mund të mos jetë e varur zyrtarisht nga zgjedhjet në Holandë, Francë, Gjermani e Itali, por rezultatet e tyre me siguri do të përcaktojnë një masë të gjerë fatin e Europës. Një fitore e partive pro-Europiane do të ofrojë ndoshta edhe shansin e fundit për të zgjidhur problemin themelor të kuadrit të përgjithshëm të BE-së të përcaktuar në Mastriht
Lucrezia Reichlin
E ardhmja e BE-së mund të mos jetë e varur zyrtarisht nga zgjedhjet në Holandë, Francë, Gjermani e Itali, por rezultatet e tyre me siguri do të përcaktojnë një masë të gjerë fatin e Europës.
Ndjenjat anti-BE janë më të përhapura sot nga sa kanë qenë ndonjëherë, siç u pa edhe nga fushata e ethshme e kryengritësit populist të krahut të djathtë Geert Wilders në Holandë apo nga fushata e Marine Le Pen në Francë. Por ka gjithashtu edhe shenja mbështetjeje për riorganizim dhe rikrijim të BE-së – një mesazh që është ekspozuar nga politikanë të tillë si Emmanuel Macron në Francë apo Martin Schulz në Gjermani.
Çdo fushatë pro-BE-së, që të jetë bindëse, duhet të trajtojë problemet e krijuara nga euro. E përdorur nga 19 prej 28 vendet anëtare të BE-së (27 pas daljes së Brexit), monedha e përbashkët është bërë një burim madhor zhgënjimi me integrimin Europian. Megjithëse kriza e euros, në formën e vet më akute, tashmë është e kaluar, Eurozona mbetet një konstrukt i dobët. Në rast të rikthimit në krizë, dyshimet mbi mbijetesën e saj mund të rikthehen gjithashtu.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “757” të revistës Koha Javore