Debati që më ktheu në të kaluarën

Duke dëgjuar gënjeshtrat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, devizë kjo që kanë ndjekur gjithmonë serbët, pa dashur u ktheva pas në kohë, në kohën e Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës etj., kur shqiptarët nuk kishin as zë, as aleatë. Për fat të mirë, shqiptarët sot kanë disa aleatë të fuqishëm, zhvillimi teknologjik ka ndikuar që e vërteta të mos mund të fshihet më si dikur dhe të dalë në shesh

Ismet Kallaba

Debati për Kosovën i zhvilluar ditë më parë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i thirrur me kërkesë të Serbisë për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb si monedhë zyrtare në Kosovë nuk ishte gjë tjetër përveçse një deja vue. Një inskenim i radhës nga Serbia për të luajtur gjoja rolin e viktimës, ndonëse të gjithë e dinë realitetin dhe të vërtetën.

Vendimi i BQK-së është ligjor dhe në përputhje me shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e vet. Prandaj çudit reagimi joparimor dhe i padrejtë i përfaqësuesve dhe diplomatëve perëndimorë kundër Kosovës?! Kosova nuk ka bërë asgjë më shumë sesa këto vende, ku dihet mirë se ekziston vetëm një monedhë zyrtare


Serbia bën çmos për të prodhuar kriza në Kosovë, duke e mbajtur konfliktin të ngrirë. Asaj nuk i intereson ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Kosovën.
Serbia e ka ditur që në fillim se me këtë debat nuk do të arrijë ndonjë gjë. Megjithatë, ajo ia ka arritur qëllimit që Këshilli i Sigurimit të debatojë për Kosovën si një rajon krize, kur dihet fare mirë se burimi dhe shkaktari i krizave në pjesën veriore të Kosovës, ku është e përqendruar pakica serbe, është vetë Serbia. Qëllimi i Serbisë ishte që të mbetet e shënuar (regjistruar) se në OKB është debatuar për krizën në Kosovë.
Duke dëgjuar gënjeshtrat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, devizë kjo që kanë ndjekur gjithmonë serbët, pa dashur u ktheva pas në kohë, në kohën e Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës etj., kur shqiptarët nuk kishin as zë, as aleatë. Për fat të mirë shqiptarët sot kanë disa aleatë të fuqishëm, zhvillimi teknologjik ka ndikuar që e vërteta të mos mund të fshihet më si dikur dhe të dalë në shesh. Por a mund ta merrni me mend kohën kur shqiptarët nuk kishin aleatë dhe përballeshin me Serbinë dhe aleatët e saj miopë (Rusinë, Kinën etj.)?! Prandaj të gjithë ata që e shohin historinë bardhë e zi, duke kritikuar e fajësuar ndonjëherë përfaqësuesit dhe delegacionet shqiptare të kohës për përfaqësimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, duhen t’i vlerësojnë gjërat në kontekstin e kohës, pa dashur t’i minimizoj edhe gabimet apo fajet e vetë shqiptarëve. Në debatin për Kosovën në OKB Serbia mori një leksion të merituar nga delegacioni i Kosovës, i cili nuk bëri gjë tjetër, por mbrojti të drejtën e vet.

Është për t’u habitur se si Kosova nuk e ka ndërmarrë më herët një hap të tillë, por 16 vjet pas shpalljes së Pavarësisë. Ky është një gabim i pafalshëm, problem i cili është dashur të zgjidhet me kohë dhe i cili po i shkakton tani dëm dhe mund të ketë pasoja për Kosovën


Vendimi i BQK-së është ligjor dhe në përputhje me shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e vet. Prandaj çudit reagimi joparimor dhe i padrejtë i përfaqësuesve dhe diplomatëve perëndimorë kundër Kosovës?! Kosova nuk ka bërë asgjë më shumë sesa këto vende, ku dihet mirë se ekziston vetëm një monedhë zyrtare. Për më tepër, Kosova ka deklaruar se nuk e ndalon dinarin dhe ndihmat e Serbisë, por kjo duhet të bëhet nëpërmjet kanaleve zyrtare (përmes bankave) dhe se pagesat duhet të kryhen në euro si monedhë zyrtare e Kosovës.
Bile është për t’u habitur se si Kosova nuk e ka ndërmarrë më herët një hap të tillë, por 16 vjet pas shpalljes së Pavarësisë. Ky është një gabim i pafalshëm, problem i cili është dashur të zgjidhet me kohë dhe i cili po i shkakton tani dëm dhe mund të ketë pasoja për Kosovën.

Të fundit

më të lexuarat