Debat

Të kundërshtosh do të thotë se përpiqesh t’i japësh jetë një ideje a gjëje, duke e përplasur atë me mendimin tjetër (si ai që për hir të demokracisë voton kundër, kur sheh se të gjithë të tjerët kanë votuar për demokracinë). Anasjelltas, ta mbyllësh gojën, të heshtësh kur duhet folur, është krim që rritet e merr përmasa, dhe frika nuk është justifikim. Debat do të thotë dyluftim, mosmarrëveshje, por nuk është i tillë kur merr formë monologu a fjale të gjatë të një njeriu të vetëm edhe pse mes shumë vetëve

Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington

Banesa, është gjëja e parë që njeriu ndërton dhe rreth saj krijon çdo gjë për të lehtësuar jetën apo për ta mbrojtur atë si në rastin “strehë”. Strehimi është i domosdoshëm.
Dhe në këtë kuadër vjen Bota: Si u krijua dhe pse? A nuk është planeti Tokë banesë e njeriut dhe ai vazhdimisht përpiqet ta mbrojë? Pra, kush tjetër veç njeriut mund ta ketë krijuar? Kështu del se njeriu mund të jetë krijuesi i këtij planeti dhe jo e kundërta. Por kjo ka ndodhur në kohë kaq shumë të largët sa njeriu as që mund ta konceptojë, dhe për të mos pranuar mosdijen ai krijon Zotin, ose thotë se kjo botë është imazh i një bote a jete tjetër diku gjetkë.
Është gjykim i përshpejtuar të thuhet se njeriu është qendra e gjithçkaje. Por gjithçkaja është synimi i tij, prandaj edhe ai nuk ngopet kurrë. Për të arritur këtë qëllim, ai e vendos veten në qendër, duke thënë se çdo përpjekje, çdo mjet i shërben qëllimit, a ky e justifikon atë. Në këtë përfundim arriti Makiaveli në shek. XVI, a ndonjë tjetër shumë kohë para tij. Disa njerëz e kthejnë cilësinë ose artin e tyre në mjet për të fituar para; këtë ata e mendojnë të jetë qëllimi, dhe për arritjen e tij vënë në shërbim të gjitha mjetet që kanë, thoshte Aristoteli në vitet 300 p.e.s.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “806” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat