Për momentin më i pëlqyeshëm është emërimi i posteve drejtuese në administratën lokale dhe në ndërmarrjet publike. As ata vetë nuk dinë se si do të sistemohen pasi kushdo që shkon a thua ka për të gjetur karrige boshe ku të ulet, sepse nuk ka mbetur ndonjë zyrë e zbrazët
Shaban Peraj
Kur i dëgjon se si flasin liderët e subjekteve politike shqiptare këtu në Mal të Zi, e kuptojmë se ku jemi. Ata janë bërë pjesë e pashmangshme e problemeve tona, pa ndonjë alternativë. Në Mal të Zi ka disa vite që po të njëjtit , përditë e më shumë po e damkosin shoqërinë tonë. Këtë e shohin të gjithë qytetarët shqiptarë se po luhet me moralin dhe ndërgjegjen e tyre. I gjithë angazhimi, e gjithë lufta e tyre për votë dëshmon se u ka verbuar sytë politika për të kapur pushtetin lokal dhe për të realizuar interesat grupore, po çka se në çdo palë zgjedhje kanë shkelur mbi parimet dhe kërkesat e votuesve. Se puna është kështu dëshmuan edhe zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin, dhe sapo morën rezultatin gati sa nuk i lëshoi shpirti për “fatin” e mëtejmë të pushtetit lokal! Ata (prijësit shqiptarë) pas këtij rezultati vazhduan të sorollaten andej e këndej gjoja për të gjetur ndonjë formulë që i shpëton nga përgjegjësitë politike.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore
