Ç’është ky gabim që nuk falet dhe ne nuk dimë gjë?

Muhamet Nika

Për të mos paragjykuar çështjen e parashtruar ndoshta është e nevojshme të shkëpusim deklaratën e të parit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, i cili acaroi punët me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodojse Serbe pasi tërthorazi pyeti se cili është statusi i pronësisë së objekteve të Kishës Katolike në Mal të Zi me Marrëveshjen që Qeveria malazeze, sipas tij, paska nënshkruar me Kishën Katolike të objekteve të saj, dhe se vetë shteti paska lejuar që pronësia mbi objektet kishtare katolike të regjistrohen në emër të shtetit të Vatikanit, gjë që Kisha Serbe nuk po e kërkon këtë, marrë si konstatim nga emisioni “ Intervju“ – Marrëveshja bazë në mes të Qeverisë së Malit të Zi dhe KOS-it, emetuar në Radiotelevizionin e Malit të Zi, ku u tha:
„Ne jemi pronarë të pronave si komunitetet e tjera, mund të themi se për statusin ligjërisht publik të Kishës Katolike, subjektiviteti publik juridik i Kishës Katolike në Mal të Zi është shumë më i theksuar se ai i Kishës Ortodokse Serbe. Nga ana tjetër, a ka pyetur dikush nëse është pronë e Kishës Katolike dhe e regjistruar në pronësi të Selisë së Shenjtë…“ Që po të ishte kështu, vërtetë do të kishim një skandal të Qeverisë malazeze, e cila besojmë që jo se cënon sovranitetin e Kishës Katolike Shqiptare në Mal të Zi , por cenon edhe sovranitetin ekzistues të gjeopolitikës botërore e kjo nuk është në gjendje të kuptohet nga mungesa e formatizimit intelektual e religjioz të vetë kryeministrit Abazoviq dhe ministrit shqiptar për fe…Gjeka. Kjo injorancë informative dita-ditës po dëshmon konstatimin që ndaj vetës si popull nuk jemi më të dëmshëm , por po bëhemi të rrezikshëm për ditë e më shumë nëse nuk arrijmë të bindim meritorët e kësaj ndarjeje brenda kishave, se malazezët dhe shqiptarët kanë të njëjtën origjinë besimi – ishin shqiptarë.

Çka duhet të dijnë kryeministri dhe ministri shqiptar nga historia e sherrit në mes dy kishave të krishtera dhe turqve, e cila prish edhe balancin gjeopolitik evropian?
Duhet të dijnë se shqiptarët katolikë me dëshirën e evropianëve në prag të formimit të Mbretërisë Malazeze garantuan dhe nënshkruan një marrëveshje ndërmjet Mbretërisë Malazeze dhe Vatikanit, e cila brenda vetë ndarjes dhe dallimit të kishës ortodokse – lindore dhe kishës perëndimore, Evropa nuk lejon ndërtimin e objekteve maje malesh që përcakton plani hapësinor i miratuar edhe me pëlqimin e Kombeve të Bashkuara, dhe se deklarata e ministrit Gjeka se me Marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe nuk është humbur asgjë vetëm se përligjet ndërtimi i kishës serbe në Rumi dhe shtensionohen situatat. Mbase vullneti i tij nuk ishte i keq, por ja që kishat evropiane, në marrëveshje edhe me Turqit – dikur Sulltan Selimin dhe sot Sulltan Erdoganin, nuk të lejojnë një gjë të tillë me kusht edhe të përsëritjes së kohëve të shkuara, kur austro-hungaria me top ua gjuante malazezëve prej Kotorrit Kapellën e Njegoshit në Cetinë, dhe këtë dihet se janë të gatshëm ta bëjnë edhe sot. Prandaj kjo mosdije e politikanëve shqiptarë, ka krijuar nga ambasadat e huaja një mosdashje të tyre ndaj fatit të qeverisë së Abazoviqit, e nga e cila fiton lojtari i kohës – Gjukanoviq.
Mjerisht, ose fatbardhësisht, ndikimi i ambasadave të huaja paçka se jemi globalistë, ateistë apo satanistë, kombet e fuqishme evropiane kanë filluar të ushtrojnë ndikim edhe në liritë fetare të qytetarëve malazezë dhe se shqetësime për pronat e objekteve përveç dy kishave duke na zhveshur kombëtarisht, po ndërmerr edhe Sulltan Erdogani, i cili me konceptin e para 100 viteve do të përsërisë për shqiptarët myslimanë atë thënien: „Unë jam turk elhamdulilah“. Situata në terren po e tregon këtë, shih në Anë të Malit, në politikën e ndërtimit të objekteve islame vuri kusht dhe bllokoi ndërtimin e islamit „Gylenist“ – pro amerikan, dhe ia ndaloi punën Gylenit i cili ndërtoi një objekt fetar të stilit tradicional shqiptar në arkitekturë duke futur atë arabik, por pengoi edhe medresenë për femra në Ulqin që ka mbetur përgjysmë si investim. Ndërsa, ajo që gëzon është fakti që vetë shqiptarët në Ulqin – Anë të Malit përnes besimtarëve kanë filluar dhe po mbrojnë objektet fetare me vetëkontribut në frymën e arkitekturës shqiptare. Andaj Abazoviqit dhe Gjekës po ua sjellim këtë fotografi të rrënimit të kishës-varr të Njegoshit në Llovqen dhe se „një gjuajtje me top“ do ta bënte nesër edhe Erdogani – sikur të dëgjohej në Parlament zëri i Marrëveshjes së Gjekës me Kishën Ortodokse Serbe kur tha: „Nëse serbët veç e kanë ndërtuar një kishë atje, le ta ndërtojnë edhe shqiptarët një xhami aty“. Kurse serbët, në heshtje thanë: Ndërtojeni pa të keq , nuk na prish punë..?! Por, ai nuk e di që islami e ka të ndaluar ndërtimin e xhamijave të Zotit aty ku nuk hyjnë njerëzit dhe kështu diçka ngjashëm mendojnë edhe kishat perëndimore. Andaj për fund fare, kujdes zoti Gjeka nga Sulltan Erdogani, i cili me këto nënshkrime ka mundësi që edhe disa xhami tonat – shqiptare t’i shpallë për të vetat…?!!! E nëse jo ai, atëherë ka mundësi Ibrahimoviqi t’i shpallë, sepse po shohim që për Bajram të ngriten bajraqet e Sanxhakut siç po ngjanë në xhamitë e Ulqinit…?!

Granatimi me topa nga poshtë Bokës së Kotorrit, të Kishës së Njegoshit në Llofqen…?! Pra, edhe për austro-hungarezët Njegoshi do kishte mbetur nën këta gur…?!! Shih: Si u rrënua Kisha e Njegoshit (Kako je srušen Njegošev zavet / reportaža Novosti.rswww. novosti.rs/…/aktuelno.293.html:442814-Kako-je-srušen-Njeg…).
Rrëzimet e tilla kur ndodhnin, ndodhnin po duket me dijeninë e Romës, e cila ishte kundër shenjtërimit të shenjtorëve të ndryshëm lokalë pa pëlqimin e saj. Dhe kështu duhet të ketë ndodhur edhe me Shën Savën.

Të fundit

më të lexuarat