Cenimi i të drejtave elementare të njeriut

Aferat e ndryshme në Mal të Zi, montimet e rasteve dhe humbja e besimit në gjyqësi, kontrolli ekonomik, aferat korruptive, burgosjet selektive, imponimet e rregullativave dhe ligjeve pa kurrfarë bazash praktike, ligje evropiane me kushte të mjerueshme që as për së afërmi nuk korrespondon me realitetin dhe kushtet e qytetarëve, pothuaj se në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, gjyqësia, ekonomia si dhe standardi jetësor i qytetarëve, cenimi i të drejtave kushtetuese dhe kushtëzimi i këtyre të drejtave nga ana e pushtetit, heshtja e qytetarëve dhe gjykimi i mendimit të kundërt etj

Esenca apo thelbi i të drejtave themelore të njeriut, janë dinjiteti dhe shprehja e personalitetit të njeriut, liria e besimit, liria e mendimit, shprehjes dhe informimit, liria e profesionit dhe punës, liria dhe garantimi i pronës dhe pasurisë, trajtimi i barabartë para ligjit dhe garancia kundër arrestimit të padrejtë si dhe të drejta të tjera të garantuara me konventa ndërkombëtare si dhe të drejta kushtetuese të vendeve përkatëse. Mirëpo, jo gjithherë këto të drejta nuk respektohen. Ato cenohen nga ana e zbatuesve që janë në pushtet. Prandaj cenimi apo dhunimi i këtyre të drejtave sjell apo është shkak për konflikte, si të atyre ekonomike, politike, fetare, etnike e kështu me radhë në një shoqëri të caktuar.
Në këtë drejtim duke i marrë parasysh rrjedhat shoqërore dhe politike parashtrohet edhe pyetja, a është duke shkuar Mali i Zi drejt diktaturës totalitare?.. Për ta kuptuar këtë më mirë, duhet të themi se totalitarizmi është sistem politik ku thënë përgjithësisht, shteti ushtron pushtetin e tij dhe politizon deri në skajshmëri sundimin e gjithmbarshëm në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, ku nuk mund të flitet për liritë e personalitetit të njeriut, lirinë e fjalës apo mendimeve të kundërta me pushtetin, lirinë e tubimeve dhe kufizimin e diskutimeve të lira, dirigjimin ekonomik dhe centralizimin e ekonomisë, arsimit dhe sferave tjera të jetës së qytetarëve.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “854” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat