Buzëqeshje kosovarësh në rrugën e plazhit, Durrës!

Nuk janë të gëzuar se kalojnë shpejt, jo, kanë kohë boll, por sepse ndihen si të respektuar nga dikush me targa Shqipërie në Shqipëri. Atje ku ne të këtejshmit bëjmë pak si gjela pulastreni a thua se e kemi me tapi tokën, detin, rërën, diellin

Artan Fuga

E njoh psikologjinë e njeriut që vjen për punë ose pushime larg vendlindjes së tij. Qoftë edhe kur vjen kosovari në vend të tij në territorin e Shqipërisë.
Psikologjia e njeriut nuk shfaqet te fjalët, por te gjuha e trupit. Te lëvizja.
Kur eci me veturë rrugës së plazhit bëj kujdes që sidomos individëve burrë a grua, që kalojnë tej e tej, t’u le rrugën.
T’i respektoj.
Ndaloj dhe sipas rregullit të kortezisë ua bëj me dorë: Lutem kaloni!
Pastaj u shoh fytyrën dhe ecjen.
Fytyra u ndriçon nga gëzimi dhe buzëqeshja u kap buzët. Kok ulur, ecin me hap të shpejtë sikur të duan mos të më vonojnë duke pritur.
Pse nxitoni? Se mos kam ndonjë punë urgjente unë?

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “775” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat