Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Të gjithë jemi të interesuar ta bëjmë paqen në Ballkanin Perëndimor të pakthyeshme, ashtu si dhe progresin social, ekonomik dhe demokratik. Nëse kjo ndodh, progresi drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian do të jetë gjithashtu i pakthyeshëm. Kjo është thelbësore për Bashkimin Evropian, po aq sa dhe për qytetarët dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini

Ta udhëheqim Ballkanin Perëndimor drejt hyrjes në Bashkimin Evropian: kjo është detyrë e brezit tonë politik, jo e atij që do të vijë. Ballkani është pjesë e Evropës dhe gjithnjë ka qenë: asnjë kufi politik nuk mund ta ndryshojë këtë realitet gjeografik, historik dhe kulturor. Popujt e Ballkanit janë evropianë: ata meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën mbrojtje dhe të drejta si gjithë qytetarët e këtij kontinenti. Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë për sa kohë që ky rajon në zemër të Evropës nuk është i bashkuar, si pjesë e komunitetit tonë.
Gjatë vitit të kaluar, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Shumë nga sukseset tona të përbashkëta ishin të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë.
Reforma e drejtësisë në Shqipëri, që kaloi pas muajsh pune të përbashkët, hapi një fazë krejt të re në udhën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe unë pres me padurim të shoh zbatimin e saj të menjëhershëm.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “755” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat