Bashkimi Europian është perandori e domosdoshme

Vetëm Bashkimi Europian  mund ta stabilizojë Ballkanin. Vetëm nëse Serbia, Shqipëria dhe Kosova bëhen anëtare të BE-së, mund të zgjidhen përnjëmend kontestet etnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Brenda Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Kosova nuk do të kenë pse të bashkohen ndërmjet vete. Por nëse do të provonin të bashkoheshin, do të kishte casus belli për serbët

Robert Kaplan

Ky nuk është determinizëm etnik ose racor, meqë sllavët e Europës Juglindore janë formësuar më shumë në aspektin ekonomik dhe politik prej ndikimit të imperializmit të huaj se prej vetë gjakut dhe gjuhës së tyre. Ish-pjesa osmane dhe bizantine e Europës – pjesa që shtrihet afër Lindjes së Mesme – ende është më e varfra, më pak stabilja dhe me më së shumti nevojë për përkrahje dhe udhëzim prej Bashkimit Europian. Pavarësisht nëse Europa do të mbetet kontinent i sigurt dhe prosperues apo do të bëhet pikë e pesë në linjat tradicionale dashakeqe lindje-perëndim – me prijësit autoritarë në Rusi dhe Turqi që përcaktojnë zonat e tyre të interesit – ajo do të ketë rol të madh dinamik në Ballkan. Rrjedhimisht, zhvillimet politike në Paris, Berlin dhe Bruksel kanë pasoja të mëdha.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “764” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat