
Frika e të prekurit nga virusi Sars Cov-2 padyshim që ka qenë e pranishme tek secili person, që nga momenti kur është shfaqur kjo pandemi e shtrirë në përmasa të frikshme, në mbarë globin. Ankthi, frika dhe stresi sigurisht se janë shtuar edhe më shumë, duke qenë të vetdijshëm se bëhej fjalë për një epidemi e cila nuk njihej shumë, as nga shkenca e mjekësisë e jo se jo nga njerëzit e rëndomtë. Kësi soji, ky frikësim ishte më shumë se normal për gjithësecilin nga ne, sepse ndodheshim nën trysninë e stresit, ankthit e nervozizmit.
Virusi ndikoi negativisht jo vetëm në mirëqenien tonë, në raportet tona ndërpersonale, por edhe në të gjitha sferat e tjera jetësore. Pra, ky tinzar i padukshëm, përveçse mori me miliona jetë njerëzish në të gjithë botën, ai shkaktoi një zinxhir problematikash të mëdha në sektorin e ekonomisë edhe në vendet më të zhvilluara të Planetit.
Pavarësisht se autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë apel për t’u vaksinuar, ka nga ata të cilët shfaqin njëfarë frike nga vaksinimi. Ndoshta kjo frikë deri diku mund të tingëllojë e natyrshme, sidomos atëherë kur dëgjojmë disa lajme që raportohen mbi problemet (efektet anësore) të cilat janë konstatuar se i shkaktoi njëra nga vaksinat e dala në treg
Virusi ndryshoi pothuaje çdo gjë. I dha dinamikë tjetër jetës së njerëzve. Jeta nuk ishte më ajo që ishim mësuar ta jetonim në vitet e kaluara. Izolimi sikur të ishim të burgosur, ishte diçka i pazakontë për secilin nga ne. Rregullat kufizuese të vendosura nga autoritetet qeveritare, në fillim u dukën si diçka e papërballueshme për t’u zbatuar, pasi që, deri atëherë e jetonim një jetë me të gjitha liritë e saj.
Mirëpo, edhe pas më shumë se një viti këto masa i kemi ende të pranishme dhe na duhet t’i zbatojmë me përpikmëri, sepse virusi është ende në mesin tonë dhe rreziku nga infektimi ekziston akoma.
Nëse bëjmë një vështrim të numrit të të prekurve sot dhe të vdekjeve si pasojë e virusit në shkallë globale, shohim se numri i infektimeve të reja e rrjedhimisht edhe i viktimave nuk është në atë nivel që ishte para gjysmë viti ose më shumë.
Në uljen e shifrave të të infektuarve dhe në uljen e numrit të viktimave sigurisht që kontribuan masat kufizuese që aplikuan shtetet në mbarë globin, por edhe krijimi i vaksinës kundër kësaj epidemie, një vaksinë kjo e shumëpritur për t’u shfaqur në treg.
Mendoj se do të ishte e udhës që secili nga ne të ndërgjegjësohet për t’iu përgjigjur apelit të mjekëve, sepse siç vlerësojnë ata, vetëm duke u vaksinuar do të kemi mundësi të shpëtojmë jetën tonë dhe të tjerëve, duke ditur tashmë se bëhet fjalë për një infeksion të transmetueshëm nga një person tek një tjetër
Pikërisht mosekzistimi e një vaksine kundër kësaj epidemie të rrezikshme e vështirësonte situatën tonë të të jetuarit në rrethana të reja. Logjikisht vetvetiu lindte pyetja se a do ta kemi fatin të shpëtojmë nëse do të prekeshim nga ky virus, meqenëse nuk kishte një vaksinë apo ilaç për t’u mbrojtur.
Në këtë këndvështrim, besoj se secili njeri me shumë interes dhe me padurim e ka pritur lajmin mbi shpikjen e vaksinës e cila e lufton këtë virus vrastar. Pa mëdyshje se ky ishte një lajm i gëzueshëm për të gjithë njerëzimin.
Megjithatë, krahas këtij lajmi të mirë se vaksina doli në treg dhe tashmë kanë filluar vaksinimet masive, ndoshta tek disa persona ekziston njëfarë rezerve kur bëhet fjalë për t’u vaksinuar.
Pavarësisht se autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë apel për t’u vaksinuar, ka nga ata të cilët shfaqin njëfarë frike nga vaksinimi. Ndoshta kjo frikë deri diku mund të tingëllojë e natyrshme, sidomos atëherë kur dëgjojmë disa lajme që raportohen mbi problemet (efektet anësore) të cilat janë konstatuar se i shkaktoi njëra nga vaksinat e dala në treg.
Megjithatë, mendoj se do të ishte e udhës që secili nga ne të ndërgjegjësohet për t’iu përgjigjur apelit të mjekëve, sepse siç vlerësojnë ata, vetëm duke u vaksinuar do të kemi mundësi të shpëtojmë jetën tonë dhe të tjerëve, duke ditur tashmë se bëhet fjalë për një infeksion të transmetueshëm nga një person tek një tjetër.
