Bashkëpunimi me Putinin shkakton pasoja negative

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara në Uashington ka filluar procesi për miratimin ose jo të emërimeve të kabinetit të ardhshëm të presidentit të zgjedhur Donald Trump — përfshirë edhe Rex Tillerson, i emëruar për Sekretar Amerikan të Shtetit.   Ndërkaq, një grup prej 17 ish-udhëheqësish, përfshirë presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev,  politikanësh dhe mbështetësish të demokracisë nga mbarë Europa Qendrore dhe Lindore, i kanë dërguar (të hënën) një letër të hapur z. Trump, në të cilën thonë se udhëheqësi rus, “Vladimir  Putini nuk është aleat i Amerikës” dhe as “Partner i besueshëm ndërkombëtar”

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Ata i bëjnë thirrje administratës së re amerikane që të mbështesë Ukrainën dhe të kundërshtojë aneksimin e Krimesë nga Moska. Në letrën e tyre, ata paralajmërojnë se do të ishte “Një gabim i madh në qoftë se u jepet fund sanksioneve të tanishme kundër Rusisë, ose të pranohet ndarja dhe skllavërimi i Ukrainës”, theksojnë udhëheqësit evropianë në letrën e tyre drejtuar z. Trump. Një gjë e tillë, shkruajnë ata, do të demoralizonte aleatët e Amerikës në rajon dhe njëkohësisht do të destabilizonte edhe ekonomitë e tyre. Për më tepër, një masë e tillë, sipas tyre, do të dobësonte besimin e aleatëve ndaj Amerikës në Evropë dhe më larg.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat