Ky segment rrugor, nga kilometri i shtatë deri në afërsi të fshatit Fudna, është në një gjendje kaotike, i mbushur përplot me gropa, madje për ata që nuk e dinë terrenin dhe e përshkojnë për të parën herë këtë rrugë, mund të thyejnë veturat e tyre në disa pjesë ku rruga është pushtuar nga gropa të thella e kanale
Segmenti rrugor, kilometri i shtatë – Fudna- Triesh, mbetet ende i papërfunduar, edhe pse punimet për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm ka më shumë se dy vjet që kanë filluar.
Me iniciativë dhe fonde të vetë bashkëvendësve tonë në SHBA, punimet për zgjerimin e kësaj rruge filluan në vitin 2016, kurse një vit më vonë, qeveria e Malit të Zi duke parë që me fonde vetjake po kryhet një punë kolosale e cila kap vlerën e afro 1 milion dollarësh amerikanë, më në fund, siguroi mjetet financiare për asfaltimin e 12 kilometrave nga 15 sa kishte premtuar fillimisht, të cilat ishin të pamjaftueshme për ta përfunduar këtë aks rrugor plotësisht.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “819” të revistës Koha Javore

