Asgjë e re

Faktorët politikë, për të fituar ligjshmërinë e pushtetit të kapur padrejtësisht, krijojnë mosmarrëveshje me njëri tjetrin, pastaj ngërçe e kriza, dhe në fund papritur, bien dakord – gjithë zhurmën e bëjnë vetëm për të larguar vëmendjen nga fakti se ata janë të paligjshëm – veprojnë si njeriu tinëzar që përpiqet të mos bjerë në sy për gabimet e tij, kur të tjerët e kanë në vëmendje

Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington

Njeriu mendon ato që lexon dhe shkruan, ato që mendon. Kjo ndërlidhje tregon se në botën e mendimit asgjë nuk është e kufizuar, shkon përtej të menduarit dhe asgjë nuk është e ndaluar dhe e paprekshme. Çdo gjë është vazhdimësi, rreth, asgjë e re, që ndryshon vetëm në interpretim.
Bota ekziston, vetëm sepse ne e shohim. E parë nga jashtë ajo as që duket, dhe kjo na bën të ndjehemi vetëm. Pra, njeriu ekziston, por edhe jo, gjë që e shtyn atë të krijojë thelbin e vetes, i cili natyrshëm bëhet epiqendra e çdo sjelljeje të tij. Teoria e Sokratit fillon e mbaron me Unin. Në Apologjinë e tij, ai thotë se gjëja më e rëndësishme në jetën e njeriut është njohja e vetes, shprehje që mund të kuptohet si kujdes për veten ose vetë-mirëqenie.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “776” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat