Por pse shpeshherë të ndodhim shumë gjëra të padëshiruara nga njeriu, që ndoshta edhe robotët të cilët i krijon vetë dora e njeriut do të çuditeshin me veprime që bën ai. Në të shumtën e rasteve, njeriu e vlerëson veten më shumë sesa e vlerësojnë të tjerët, pastaj përdor dhunën, forcën fizike, pushtetin dhe gënjeshtrën për të dalë fitimtar i asaj

Të gjithë e dimë që njeriu është i veçuar nga çdo gjallesë tjetër në këtë botë. Ai çdo gjë ka në përgjegjësi, qoftë shtetin, qoftë një kompani, një robot, një kafshë e kështu me radhë.
Duke parë që njeriu është mbreti i çdo gjëje në tokë, është shumë gjest i keq që të keqpërdoret ky status, dhe që vetë njeriu të kalojë në ndonjë diçka dytësore që në të shumtën e rasteve mund të quhet edhe kafshë. Jetojmë në kohë të vështira, por jo vetëm tani por edhe më përpara kanë ndodhur veprime që nuk i kanë hije një njeriu, qofshin vjedhje, dhunime, përdhunime e deri tek vrasjet e njëri-tjetrit, që është diçka antinjerëzore, dhe është një diçka që nuk ishte dashur të ndodhë mes njerëzve. Të gjitha këto ndodhin, janë të pranishme te të gjithë njerëzit, e jo vetëm te populli ynë. Çdo gjë e krijuar nga natyra e shfrytëzon njeriu, pastaj çdo send tjetër që është krijuar në tokë është e bërë me duart e njeriut, si: automjeti, celulari, shtëpia, ndërmarrja e të tjera. Pra, njeriu qenka i rëndësishëm, e duhet të dallohet nga speciet e tjera që jetojnë mbi tokë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “848” të revistës Koha Javore
