Ambasadori Xhejms Përdu, pajtues i Ballkanit

Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork, si pjesë e veprimtarive të saj në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizoi promovimin e librit të posabotuar të Ambasadorit amerikan Xhejms Përdu (James W. Pardew) me titull: “Peacemakers: American Leadership and the End of Genocide in the Balkans” (Pajtuesit: Udhëheqja amerikane dhe fundi i gjenocidit në Ballkan)

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Ambasadori Përdu ka patur një karrierë të gjatë dhe të dalluar ushtarake dhe diplomatike. Para se të fillonte karierën e tij diplomatike, Z. Përdu kishte shërbyer në ushtrinë amerikane për 27 vjet, në detyra të larta të inteligjencës, përfshirë, ndër të tjera, postin e zëvëndës Drejtorit për Inteligjencë dhe Drejtor i Inteligjencës së Jashtme, në periudhën e shembjes së komunizmit anembanë Evropës lindore dhe qëndrore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.
Ai doli në pension nga ushtria amerikane në vitin 1994, për të filluar një karrierë të re në diplomaci. Gjatë krizës ballkanike, Xhejms Përdu ishte në qëndër të zhvillimeve dhe të veprimtarive politiko-diplomatiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara në atë rajon, duke filluar që në vitin 1995, fillimisht si pjesëmarrës në negociatat e ish-ambasadorit Riçard Holbruk për të ndaluar luftën në Bosnje, e deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat