A (s’) janë shqiptarët e denjë të qeverisin me Ulqinin

Partitë politike shqiptare në këtë komunë duhet të arrijnë të unifikojnë interesat dhe qëndrimet e veta politike e në asnjë mënyrë të ndahen, disa në pushtet e disa në opozitë. Sepse asisoji ujin e çojnë në mullirin e huaj dhe do merren veçse me njëra-tjetrën, duke harruar popullin shqiptar që ua dha votën dhe nuk i ndëshkoi për dështimet e tyre të deritashme

Gjekë Gjonaj

Ulqini të dielën e kaluar mbajti zgjedhjet lokale të radhës. Nga rezultatet paraprake të Komisionit Zgjedhor Komunal, qytetarët e kësaj komunë me të drejtë vote, edhe kësaj herë si çdo herë deri më tani, votuan shqip. Votëbesimin ua dhanë subjekteve të tyre të preferuara politike. Thënë me gjuhën e statistikës, u siguruan atyre 19 ulëse në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Me këtë veprim civilizues dëshmuan pjekurinë e tyre politike për t’u mundësuar shqiptarëve të qeverisin me Ulqinin katër vitet e ardhshme.
Dhe derisa sovrani e tha fjalën e vet, tani ju mbetet partive politike shqiptare Forcës (9 këshilltarë), Unionin Demokratik të Shqiptarëve (3 këshilltarë) dhe Koalicionit “ Zgjohu Ulqin” ( 7 këshilltarë) të përbërë nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “ Perspektiva”, që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Të bëjnë atë që nuk arritën ta bëjnë para zgjedhjeve. Të tejkalojnë vetveten. T’i lënë interesat personale. T’i harrojnë mosmarrëveshjet. Mëritë. Mllefet. Inatet. Intrigat e kaluara dhe të bëhen bashkë këto parti , që të formojnë një koalicion serioz, stabil e të fuqishëm.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “801” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat